POPULL, Abrashi në 2014: Ju kisha lutur sinqerisht mos abuzoni me paranë publike, mundohi të gjeni forma tjera me të cilat ngiheni

Në media janë publikuar emrat e dhjetë deputetëve që kanë shpenzuar më së shumti para nga buxheti i shtetit për mbulimin e shpenzimeve të karburantit. Në këtë listë është edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i cili mori 690 euro kompensim për derivate vetëm për një muaj, madje arsyetimi i tij për këtë gjë, […]
Në këtë listë është edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i cili mori 690 euro kompensim për derivate vetëm për një muaj, madje arsyetimi i tij për këtë gjë, ishte se ka udhëtuar mbi 35 herë Prizren-Prishtinë.
POPULL, Periskopi ua kujton një fjalim të vitit 2014 të deputetit Abrashi, që në atë kohë ishte asamblistë në komunën e Prizrenit, e ku të njëjtën kohë kritikonte ashpër udhëheqjen e atëhershme të kësaj komune për abuzim të parasë publike nga zyrtarët, shkruan Periskopi.
“ Kjo nuk është as njerëzore sinqerisht, nuk kom as koment. Ju kisha lut sinqerisht mos abuzoni me paranë publike, mundohi me gjet forma tjera me të cilat ngiheni por jo prej buxhetit publik”, thoshte Abrashi.
Ndërkaq sot po i njëjti, popull po deklaron një shumë absurde vetëm për shpenzime të derivateve për një muaj.
690 euro POPULL, VEC PËR NAFTË.
“E lexova raportin, sinqerisht po të shpreh habinë si qytetarë i komunës së Prizrenit, te kategoria e shpenzimeve të përgjithshme që u diskutua edhe më herët, shpenzimet e bëra me drekat zyrtare. 3753 euro kjo është jashtë çfarë logjike, si vendi i 9 më i varfër në botë, ku shkalla e pa punësisë në komunën e Prizrenit e kam shifrën 45%, ku 13% e popullsisë jetojnë në kushte të varfërisë, qeverisa e Ramadan Mujës sipas këtij raporti brenda 6 muajve ka hargjuar mbi 63 mijë euro. Kjo është e pa pranueshme, ky apetit juaj ka filluar të bëhet shumë serioz, kjo është dëshmi se kush prej kësaj qeverisje ka nevojë për këshilla mjekësore s’di qysh mundeni me hangër kaq shumë. Unë e bana një llogari shumë të vogël… Kjo nuk është as njerëzore sinqerisht, nuk kom as koment. Ju kisha lut sinqerisht mos abuzoni me paranë publike, mundohi me gjet forma tjera me të cilat ngiheni por jo prej buxhetit publik”,












