Politologu lëshon alarmin: Diplomacia kosovare në gjumë, shihni se çka po bën Serbia në ShBA

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, ka komentuar letrën e 16 kongresmenëve amerikanë dërguar presidentit Joe Biden, letër kjo, të cilën po e paraqesin si një hap të rëndësishëm për përmirësimin e imazhit të Serbisë në Amerikë. Letra bën thirrje për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë dhe sipas zyrtarëve serbë, […]
Letra bën thirrje për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë dhe sipas zyrtarëve serbë, ky është një lajm i rëndësishëm që tregon se Serbia ka ndryshuar dhe ka kapacitet për të projektuar një pamje të vërtetë të saj në mbarë botën.
Ndërkohë në Kosovë, nuk kemi pasë asnjë reagime lidhur me angazhimin e diplomacisë serbe dhe kjo po shihet si injorim i diplomacisë kosovare për politkën e jashtme.
Politologu, Avdi Smajljaj, në një prononcim për Periskopin ka thënë se Kosova ka rënë në gjumë dhe se udhëheqësit e shteti (Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Galuk Konjufca) nuk po tentojnë të ruajnë mbështetjen nga SHBA.
“Serbia është duke lobuar që të fitoj mbështetjen, ndërsa Kosova ka rënë në gjumë, udhëheqësit e saj po merren me vetven, nuk po përpiqen as ta ruajnë këtë mbështeje nga ShBA. Politikë të jashtme më pasive, nuk ka pasur Kosova në asnjë qeveri. Këto janë sinjale të frikshme për fatin e Kosovës jashte dhe rrjedhimisht edhe brenda”, ka thënë ai për Periskopin.
Me tej, ai ka thënë se Kosova nuk duhet të ndihet komode me përkrahjen e SHBA-së sepse sipas tij, kjo mund të ndryshojë nga lobistët serbë që janë të involvuar në politikën e jashtme të Amerikës.
“Diplomacia kosovare kryesisht ka injoruar politikën e jashtme të Kosovës, duke e reduktuar ate në çeshtje administrative të MPJ dhe luftë elektorale me partitë tjera. Kjo letër është një prej shumë dëshmive tjera, se Serbia është duke bërë një politikë të jashtme intensive për të ndryshuar rrjedhëm e zhvillimeve politike përfshi atë të ShBA që të jetë në favor të Serbisë. Është një fat i madh i Kosovës lidhja strategjike që ka ShBA me Kosovën dhe fakti që në krye të ShBA është një establishment që është i lidhur ngushtë me rajonin dhe Kosovën. Megjithatë, kjo nuk duhet të na bëjë komod, sepse në strukturen e bërjes së politikës së jashtme të ShBA mund të ketë edhe akter që mund të influencohen nga Serbia.”, ka thënë ai.
Ndërkohë, të hënën, Presidentja e vendit Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Gluak Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, kanë zhvilluar një takim të përbashkët ku është diskutuar për nismat në fuqizimin ndërkombëtar dhe angazhimin në dialogun e përqendruar në njohje.
Mirëpo në këtë takim nuk thuhet se është folur edhe për lobimin e Serbisë në Amerikë.
Nuk dihet se cila do të jetë përgjigja e palës kosovare për këtë çështje./Periskopi/
Osmani takon Kurtin, Konjufcën e Gërvallën – flasin për dialogun e përqendruar në njohje












