Policia gjobit dy lypëse: Shqiptaren e deporton në Shqipëri, kosovares dënim 200 euro

Policia e Kosovës njofton se ka gjobitur dy lëmosh-kërkues në Prizren. Njoftimi i Policisë pa ndërhyrje: Gjobiten Lëmoshë kërkuesit ne qytetin e Prizrenit Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, stacioni policor ne Prizren ka vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Prizrenit. Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar […]
Policia e Kosovës njofton se ka gjobitur dy lëmosh-kërkues në Prizren.
Njoftimi i Policisë pa ndërhyrje:
Gjobiten Lëmoshë kërkuesit ne qytetin e Prizrenit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, stacioni policor ne Prizren ka vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Prizrenit.
Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar dy perona ,ku njëri është nga republika e Shqipërisë dhe tjetri është shtetas i republikës se Kosovë me banim ne Prizren e te cilët janë:
- LK e lindur me 1951 f/r/sh e cila është hasur duke kërkuar lëmosh ne rr. “Ekrem Rexha” ne Prizren.
- S.K e lindur me 1983 f/r/k e cila është hasur duke kërkuar lëmosh ne qendrën tregtare Galeria ne Prizren.
Personat janë shoqëruar ne stacionin policor ne Prizren, ku janë ndërmarr te gjitha veprime ligjore .Me Vendimit te lëshuar nga Drejtoria për Migrim. L.K është depërtuar ne Republikën e Shqipërisë. Ndërsa ndaj S K, i është shqiptuar gjoba me vlerë prej 200 euro.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Prizrenit, si dhe falënderon qytetaret për bashkëpunim të mire me policin me qellim te parandalimit te kësaj dukurie, po ashtu apelojmë qe sa herë i hasin lypsarët ne rruge, sheshe dhe qendra tregtare, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 dhe 112












