Policia deklarohet për arrestimin e kameramanit: Na pengoi në kryerje të detyrës

Policia ka dhënë detaje për aksionin që kanë ndërmarrur sot në “AgroKosova Holding“ në Suharekë, duke thënë se një person e kanë shoqëruar dhe e kanë intervistuar në polici për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. “Gjatë realizimit të një plani operativ në asistencë të AKP-së, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare të […]
Policia ka dhënë detaje për aksionin që kanë ndërmarrur sot në “AgroKosova Holding“ në Suharekë, duke thënë se një person e kanë shoqëruar dhe e kanë intervistuar në polici për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
“Gjatë realizimit të një plani operativ në asistencë të AKP-së, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare të saj ka arrestuar një person të dyshuar, pasi që i njëjti nuk ka zbatuar urdhrat e policisë duke penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare, si dhe në realizimin e detyrave të tyre sipas planit”.
“Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor për intervistim, pas konsultimit me prokurorin e shtetit, rasti iniciohet dhe shkon në procedurë të rregullt për hetime të mëtejme”, thuhet në njoftim.
Policia e ka arrestuar kameramanin e agjencisë së lajmeve “Ekonomia Online”.












