Policia: Dardan Molliqaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Policia e Kosovës përmes një shkrese zyrtare ka njoftuar se Dardan Molliqaj është dërguar për në mbajtje për 48 orë. Vlen të theksohet se në komunikatën e policisë është theksuar se policia kishte kërkuar të dyshuarin në “të njëjtin në adresat e banimit dhe nuk e kishte hasur të njëjtit i kishte lënë edhe një […]
Vlen të theksohet se në komunikatën e policisë është theksuar se policia kishte kërkuar të dyshuarin në “të njëjtin në adresat e banimit dhe nuk e kishte hasur të njëjtit i kishte lënë edhe një ftesë për paraqitje vullnetare por i dyshuari nuk e kishte përfillur.”, thuhet në këtë komunikatë.
Kiomunikata e plotë:
Kryhen dy arrestime të natyrës procesore
Prishtinë, 01 shkurt 2022 – Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht Njësia e Hetimeve të Përgjithshme sot ka realizuar dy arrestime të natyrës procesorë.
Arrestimi i parë u krye në orët e paradites kur me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u arrestua dhe u dërgua në mbajtje prej 48 orësh i dyshuari;
-A. M, mashkull 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
nën dyshimin e arsyeshëm se i njëjti është përfshirë në rastin e sulmit ndaj personit zyrtar të ndodhur në protestën e datës 29.01.2022.
Arrestimi i dytë u krye në orët e mbrëmjes, në dalje të Prishtinës me ç ‘rast, policia arrestoi të dyshuarin;
-D. M, mashkull 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
për të cilin po ashtu ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti është përfshirë në rastin e sulmit ndaj personit zyrtar të ndodhur në protestën e datës 29.01.2022.
Ndërkohë që policia kishte kërkuar të njëjtin në adresat e banimit dhe nuk e kishte hasur të njëjtit i kishte lënë edhe një ftesë për paraqitje vullnetare por i dyshuari nuk e kishte përfillur.
Pas arrestimit i dyshuari është dërguar në stacionin dhe si vijimësi e hapave të nevojshëm procedural, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.












