Plus 780 euro vetes, Kurti vitin e kaluar: Para se të rriten pagat, të rritet punësimi (Video)

Në intervistën e rrallë e ndoshta të dytën a -të mos gabohemi – të treten ndoshta, në krejt vitin, Albin Kurti si kryeministër pati deklaruar se ‘rritja e pagave duhet të bëhet kur të rritet punësimi’. “Rritja ekonomike në Kosovë, para se të reflektohet në rritje të pagave, duhet të reflektohet në rritje të punësimit. […]
Në intervistën e rrallë e ndoshta të dytën a -të mos gabohemi – të treten ndoshta, në krejt vitin, Albin Kurti si kryeministër pati deklaruar se ‘rritja e pagave duhet të bëhet kur të rritet punësimi’.
“Rritja ekonomike në Kosovë, para se të reflektohet në rritje të pagave, duhet të reflektohet në rritje të punësimit. Pra a e shihni në çfarë situate jemi, vetëm një në 8 gra punon dhe kryetemë bëhet rritja e pagave. A nuk do të duhej të ishte rritja e punësimit”, ka thënë Kurti në intervistë për KTV, fundvitin e kaluar, ripërcjell deklaratën Periskopi.
https://www.youtube.com/watch?v=3BLhvSAq5lw
Në shkurtin e vitit 2020, vetëm pak ditë pasi Kurti ishte bërë Kryeministër për herë të parë, me shumë krenari e kishte prezantuar vendimin, përmes së cilit ai po e shfuqizonte vendimin e paraardhësit të tij. Në këtë mënyrë Kurti po e ulte pagën e tij nga nga 2,950 në 1,500 euro.
Por, këtë pagë, ai do ta përfitojë vetëm edhe për pak kohë. Kryeministrit Kurti do t’i shtohen të ardhurat nga paga, sepse kështu është paraparë në Ligjin për Pagat, i cili është hartuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me dikasteret tjerë qeveritarë.
Gazeta Blic ka siguruar një kopje të këtij projektligji, i cili së shpejti pritet të miratohet nga Qeveria e Kosovës, që drejtohet nga Kurti.
Sipas këtij projektligji, Kryeministri i Kosovës do të ketë koeficientin e pagës 19. Vlera e një koeficienti ende nuk është saktësuar në projektligj, por Gazeta Blic mëson se ajo do të jetë 120. Pra, nëse shumëzohet koeficienti i pagës, 19, me vlerën monetare të tij, 120 euro, atëherë paga bazë e Kryeministrit Kurti do të jetë 2,280 euro, pa përfshirë këtu shtesat tjera. Paga e tij do të rritet për 780 euro./Periskopi/












