Petkoviqi: Prishtina tentoi ta arrestojë Radojçiqin, që ta dobësojë fuqinë e Serbisë në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka dalë në mbrojtje nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq pas arratisjes së tij mbrëmë në pikën kufitare në Bërnjak. Radojçiq është i sanksionuar edhe nga Departamenti amerikan i Thesarit si pjesë e grupit kriminal që operon në veri të Kosovë raporton […]
Petkoviq ka shkruar se autoritetet e Kosovës kanë tentuar ta arrestojnë Radojçiqin sipas tij pa ndonjë bazë legale.
Tentimi i autoriteteve të Prishtinës për të arrestuar nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiq pa ndonjë evidencë valide ose bazë legale është një tjetër goditje ndaj serbëve në Kosovë dhe një përpjekje për të dobësuar fuqinë e Serbisë në Kosovë para zgjedhjeve të 3 prillit”, ka shkruar ai.












