Peshkopi Irinej i ankohet sekretarit Blinken për manastirin e Deçanit

Peshkopi serb Irinej i dërgoi një letër Sekretarit Amerikan të Shtetit Antonio Blinken. Letra është dërguar në lidhje me manastirin e Deqanit. Në një letër dërguar Blinkenit më 7 shkurt, peshkopi ka tërhequr vëmendjen për faktin se këtë vit bëhen gjashtë vjet nga vendimi përfundimtar i autoriteteve më të larta gjyqësore në Kosovë, i cili […]
Në një letër dërguar Blinkenit më 7 shkurt, peshkopi ka tërhequr vëmendjen për faktin se këtë vit bëhen gjashtë vjet nga vendimi përfundimtar i autoriteteve më të larta gjyqësore në Kosovë, i cili i jep manastirit tokë përreth Manastirit të Deçanit.
Ai ka theksuar se për më tepër, zyrtarët në Kosovë publikisht refuzojnë ta zbatojnë atë vendim gjykate sepse bëhet fjalë për kishën ortodokse serbe.
Deklarata përkujton se peshkopi Irinej gjatë viteve të fundit shpesh herë ka apeluar dhe avokuar personalisht në opinionin amerikan për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore njerëzore të klerëve, murgjve dhe besimtarëve të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.












