Për kokën e Al-Qurayshi: Shihni në 18 fotografi aksionin amerikan për vrasjen e liderit terrorist

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, nëpërmjet një deklarate ka konfirmuar vrasjen e njërit prej liderëve kryesorë të grupit militant Shteti Islamik në Siri. Në deklaratën e presidentit amerikan, konfirmohet se trupat amerikane kanë vrarë në Siri liderin e IS-it, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi. “Falë aftësive dhe trimërisë së forcave tona të […]
Në deklaratën e presidentit amerikan, konfirmohet se trupat amerikane kanë vrarë në Siri liderin e IS-it, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi.
“Falë aftësive dhe trimërisë së forcave tona të armatosura, ne kemi hequr nga fushëbeteja Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi – liderin e ISIS. Të gjithë amerikanët janë kthyer shëndosh e mirë nga operacioni”, thuhet në deklaratën e lëshuar për media nga zyra e presidentit Biden.
Bideni ka bërë të ditur se operacioni është kryer nën drejtimin e tij dhe se është zhvilluar në veriperëndim të Sirisë.
Sipas presidentit amerikan, Biden, trupat amerikane kryen një operacion kundër terrorizmit me qëllim që bota të jetë një vend më i sigurt.
AP raporton se operacioni pasoi një seri sulmesh në rajon, duke përfshirë një sulm që zgjati gati dhjetë ditë me qëllim të marrjes nën kontroll të një burgu nga grupi militant IS, i cili po përpiqet të ringjallet.




























