Për katër ditë, 17 personave në Prizren u konfiskohet patentë shoferi

Për katër ditë, 17 personave në Prizren u konfiskohet patentë shoferi

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se nga 7 shkurti e deri me 10 shkurt, 17 qytetarëve u është konfiskuar patentë shoferi. Kjo për shkak të shkeljeve në trafik.Policia poashtu ka njoftuar se janë shqiptuar edhe 848 gjoba për shkelësit e rregullave në trafik. “Jo vetëm për masat Covid-19, por janë shtuar aktivitetet në […]

Kjo për shkak të shkeljeve në trafik.Policia poashtu ka njoftuar se janë shqiptuar edhe 848 gjoba për shkelësit e rregullave në trafik.

“Jo vetëm për masat Covid-19, por janë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 848 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion si dhe ka sekuestrua 17 patentë shofer”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Aktivitetet e policisë ne rajonin e Prizrenit

Prizren, 11 shkurt 2022

Më datat 07/08/09/10 shkurt 2022, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-covid-19, janë kryer në stacionet policore ne Prizren, Prizren-Veri, Suharekë, Dragash dhe NJRKRR ne Prizren. Policia ka shqiptuar 125 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar keto masa në bazë të ligjit 07/L-006, gjithashtu  janë kontrolluar lokale për moszbatim te masave.

Jo vetëm për masat Covid-19, por janë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 848 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion si dhe ka sekuestrua 17 patentë shofer.

Aktiviteti i policisë ishte përkushtuar në realizimin dhe zbatimin e urdhëresave nga gjykata, njësitet e stacioneve policore kanë realizuar gjithsej 64 urdhëresa, ku 64 persona të dënuar apo të ftuar për intervista janë ndaluar sipas vendimeve të gjykatës themelore në Prizren.

Aktualisht policia është në realizim te planit operativ me qëllim vetëdijesimin dhe zbatimin e ligjit të komunikacionit rrugor që drejtuesit e automjeteve në mënyre permanente të respektojnë rregullat gjatë drejtimit të automjeteve.

Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?