Për 24 orë, gjashtë raste të dhunës në familje

Për 24 orë, gjashtë raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar për gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë. Në Malishevë është arrestuar një person pasi për shkaqe xhelozie e ka kanosur verbalisht gruan me të cilën bashkëjetonte. “Malishevë 05.02.2022 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti për shkaqe […]

Policia e Kosovës ka njoftuar për gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë.

Në Malishevë është arrestuar një person pasi për shkaqe xhelozie e ka kanosur verbalisht gruan me të cilën bashkëjetonte.

“Malishevë 05.02.2022 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti për shkaqe xhelozie, e ka kanosur verbalishtë viktimën femër kosovare, me të cilën bashkëjeton. Me vendim të prokurorit, i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në një rast tjetër në Malisheve është arrestuar një person pasi e ka rrahur nipin e tij të mitur. Ai është liruar në procedurë të rregullt.

“Malishevë 05.02.2022 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që  ka rrahur nipit e tij të mitur viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Edhe në Prizren u arrestua një person për shkak se sulmoi fizikisht djalin e tij.

“Prizren 05.02.2022 – 00:20. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga babai i tij i dyshuar mashkull kosovar, i cili ishte nën ndikim të alkoolit. I dyshuari me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

E në një rast tjetër në Prizren është arrestuar një person për shkak se ka shkaktuar dhunë ndaj babait të tij.

“Prizren 05.02.2022 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë ndaj babait të tij viktimës mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

NË Prizren u arrestua edhe një grua pasi ushtroi dhunë ndaj fëmijës dy vjeçar dhe burrit të saj.

“Prizren 05.02.2022 – 18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së tyre dy vjeçar dhe më pas ka sulmuar fizikisht edhe ankuesin. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në Drenas janë intervistuar burrë e grua pasi u rrahën mes veti.

“Gllogoc 05.02.2022 – 00:02. Raportohet se pas një mosmarrëveshje në qift bashkëshortor, të dyshuarit  një  mashkull dhe një femër kosovar-e, janë rrahur mes veti. Të dyshuarit  kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?