Peci: Nga ngjarjet Rusi-Ukrainë mund të ketë pasoja edhe në Ballkan

Peci: Nga ngjarjet Rusi-Ukrainë mund të ketë pasoja edhe në Ballkan

Ish-ambasadori dhe Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci ka thënë se nga ngjarjet Rusi-Ukrainë mund të ketë pasoja edhe në Ballkan. Sipas Pecit, qëllimi i Rusisë nuk është vetëm që ta pushtojë Ukrainën, por edhe ta ndërroj me forcë rendin e tanishëm evropian e botëror. “Dite te erreta jane prane kontinentit tone, qe mund te kene […]

Sipas Pecit, qëllimi i Rusisë nuk është vetëm që ta pushtojë Ukrainën, por edhe ta ndërroj me forcë rendin e tanishëm evropian e botëror.

“Dite te erreta jane prane kontinentit tone, qe mund te kene per pasoje mijera viktima ne Ukraine, por edhe me gjere, nese konflikti eskalon pertej kufinjeve te ketij vendi. Kjo mund te kete pasoja edhe ne Ballkan, duke perfshire ketu edhe momentin e se vertetes per Serbine, e cila nuk do ta kete komoditetin qe te jete deklarativisht njekohesisht edhe me perendimin dhe Rusine”, ka shkruar Peci.

Tutje, Peci ka thënë se në këto rrethana, njohja e Koosvës nga katër vendet mosnjohëse të NATO’s “mund të bëhet imperative për ruajtjen e sigurisë dhe stabiltetit në krahun jugor të Aleancës”

“Sot, per te gjitha vendet e rajonit do te jete ceshtje kyce besueshmeria e tyre si aleate te perendimit dhe rreshtimet e tyre, jo vetem ne raport me konfliktin ne Ukraine, por edhe ne raport me sigurine dhe stabilitetin ne rajon, ne keto kohe te turbullta me zhvillime te cilave nuk ju dihet fundi.

Edhe nje gje, me intervenimin eventual te Rusise ne Ukraine, do te hapet edhe kapitulli i rrenimit te Kombeve te Bashkuara, si institucion pergjegjes per paqen dhe sigurine nderkombetare, dhe kjo do ta rikthej politiken e balancit te fuqise ne kontinentin tone, 33 vite pas perfundimit te Luftes se Ftohte. Ne keto rrethana, njohja e Kosoves nga kater vendet mosnjohese te NATO-s, mund te behet nje imperativ per ruajtjen e sigurise dhe stabilitetit ne krahun jugor te Aleances”, thuhet në postimin e Pecit.

Ndryshe, këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Jake Sullivan, ka thënë se sulmi rus kundër Ukrainës ka gjasë të nisë në ditët e ardhshme, ndonëse shtoi se ende nuk është e qartë nëse presidenti rus, Vladimir Putin, e ka dhënë urdhrin për sulm.

Sullivan tha se inteligjenca amerikane beson se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mund të urdhërojë pushtimin para përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore, që po mbahen në Pekin, dhe se është i mundur një sulm i shpejt ndaj kryeqytetit ukrainas, Kievit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?