Pas vizitës në Kosovë, ja çfarë i kërkuan Escobar dhe Lajçak presidentit Vuçiq

Pas vizitës në Kosovë, ja çfarë i kërkuan Escobar dhe Lajçak presidentit Vuçiq

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndrojnë për një vizitë dy ditore në Serbi. Dyshja ndërkombëtare kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilit i bartën mesazhin se BE-ja dhe SHBA-ja ndajnë të njëjtin vizion për procesin e […]

Dyshja ndërkombëtare kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilit i bartën mesazhin se BE-ja dhe SHBA-ja ndajnë të njëjtin vizion për procesin e dialogut dhe se përpjekjet e tyre synojnë të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Escobar dhe Lajçak theksuan mbështetjen e tyre për vazhdimin e dialogut konstruktiv ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke theksuar se është thelbësore që të dyja palët të përmbushin të gjitha detyrimet bazuar në dialog, raporton N1.

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak theksoi se “BE-ja dhe SHBA-ja po punojnë ngushtë së bashku dhe ndajnë të njëjtin vizion për procesin e dialogut dhe të ardhmen e të gjithë rajonit në Bashkimin Evropian”, duke shtuar se “përpjekjet e tyre synojnë të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani”.

Ndërkohë, presidenti serb ka deklaruar se vendi i tij po i përmbush detyrimet që po dalin prej dialogut dhe po përballet me provokime nga Prishtina.

Vuçiq falënderoi Escobarin dhe Lajçakun për angazhimin e tyre në vazhdimin e dialogut, duke theksuar se Serbia respekton përpjekjet e tyre për stabilizimin e rajonit dhe se të dy zyrtarët japin një kontribut të madh me qasjen e tyre pragmatike dhe angazhimin për të siguruar një atmosferë neutraliteti në procesin e dialogut.

Ndryshe, Escobar dhe Lajçak kanë qëndruar edhe në Kosovë, ku janë takuar me liderët shtetëror dhe partitë opozitare.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?