Pas Prishtinës e Tiranës, në Shkup promovohet monografia për policët e Kosovës

Sot, në Shtëpinë e Kulturës “Koço Racin” Shkup, është promovuar monografia “Yje mbi dafina”. Libri i autores, gazetares, Mihane Hoxha i kushtohet 21 zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës. Ky organizim është bërë nga Shtëpisa e Kulturës “Koço Racin” të Shkupit dhe Shoqata e Shkrimtarëve “ABC Poetike”, ku morën pjesë përfaqësues nga Ambasada […]
Ky organizim është bërë nga Shtëpisa e Kulturës “Koço Racin” të Shkupit dhe Shoqata e Shkrimtarëve “ABC Poetike”, ku morën pjesë përfaqësues nga Ambasada e Kosovës në Shkup, gazetarë, historianë e shkrimtarë të tjerë.
Në fjalën e saj, autorja Hoxha është shprehur: Pas Prishtinës e Tiranës, po ndihem shumë mirë që sot ndodhem para jush këtu në Shkup. Ju faleminderit për prezentecen tuaj, dhe më besoni që prezenca juaj nuk më ka nderuar vetëm mua si autore, por keni nderuar këta heronjë për të cilët po promovojmë monografinë, keni nderuar institucionet e Kosovës e me theks të veçantë Policinë e Kosovës. Maqedoninë, këtë tokë shqiptare më së miri e kam njohur nga historia apo situata e Vardarit. Dhe, kur kujtojmë Vardarin dhimbja e peshon dashurinë, për këtë ne jemi të vetëdijshmëm, dhe ju përgjegjës. Kur e them përgjegjës e kam fjalën të punoni sa më fortë dhe të trashëgoni kulturën, traditën dhe gjuhën shqipe tek gjeneratat e reja. Sa i përket Monografisë në fjalë dua të pohoj se e kam bërë me një dashuri shumë të madhe, por edhe kam ndje dhimbje me familjet e këtyre zyrtarëve. Sepse, familjet e këtyre zyrtarëve ndjejnë dhimbje shumë të madhe për humbjen e më të dashurve të tyre, dhimbje e cila nuk kalon lehtë. Andaj, ne së bashku duhet të ju gjendemi sa më afër dhe institucionet duhet të bëjnë akoma më shumë për këto familje”.
Në anën tjetër mysafirët e vlerësuan lartë idenë dhe botimin e këtij libri, sakaq u zotuan që një projekt të tillë do ta finalizojnë edhe për policët e Maqedonisë së Veriut.
Kujtojmë që në 21 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, pra dy vite më parë është promovuar libri “Yje mbi dafina”, në Prishtinë. Ndërsa, në nëntor të vitit 2021, ky libër është promovuar në Muzeun Historik të Tiranës.
Ekspozita dhe monografia “Yje mbi dafina”, përfshinë dokumente, fotografitë dhe rrëfimet e familjarëve.
