Papa Françesku i shqetësuar për tensionet në Ukrainë

Papa Françesku shprehu shqetësimin e tij lidhur me konfliktin në Ukrainë pas lutjes së tij tradicionale të Engjëllit ditën e diele. “Lajmet që vijnë nga Ukraina janë shumë shqetësuese”, tha udhëheqësi katolik 85-vjeçar para mijëra adhuruesve dhe shikuesve në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë. Papa Françesku u bëri thirrje liderëve politikë që të bëjnë […]
Papa Françesku shprehu shqetësimin e tij lidhur me konfliktin në Ukrainë pas lutjes së tij tradicionale të Engjëllit ditën e diele.
“Lajmet që vijnë nga Ukraina janë shumë shqetësuese”, tha udhëheqësi katolik 85-vjeçar para mijëra adhuruesve dhe shikuesve në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë.
Papa Françesku u bëri thirrje liderëve politikë që të bëjnë çdo përpjekje për të sjellë paqen dhe më pas udhëhoqi turmën në një lutje të heshtur për Ukrainën.












