Pantina e qet në rrenë Osmanin rreth pareve për udhë: Secili deputet e pranon dokumentin për pagesa mujore

Ish-deputetja Shqipe Pantina ka reaguar pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani se nuk e dinte që ishte rimbursuar me 80 euro në muaj në rrugëtim nga Kuvendi i Kosovës, sa ishte deputete në atë kohë. Pantina ka treguar se si çdo muaj, çdo deputeti i vije raporti financiar për pagesat që i janë bërë. Ja […]
Ish-deputetja Shqipe Pantina ka reaguar pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani se nuk e dinte që ishte rimbursuar me 80 euro në muaj në rrugëtim nga Kuvendi i Kosovës, sa ishte deputete në atë kohë.
Pantina ka treguar se si çdo muaj, çdo deputeti i vije raporti financiar për pagesat që i janë bërë.
Ja postimi i plotë:
Secili deputet per cdo muaj pranon ne kutine e tij/saj postare nje dokument prej sekretariatit ( departamenti i financave) ku i tregohet per pagesat qe i jane bere per muajin paraprak e qe eshte i ndare ne: pags baze, meditjet nga pjesemarrja ne seanca, meditjet nga pjesemarrja ne komisione, pagesa per shujtat ditore dhe shpenzimet e udhetimit. Meditjet dhe kompenzimet per udhetime jasht vendit paguhen ndaras. Prandaj te thuash se nuk e ke dite sa pare ke marr dhe per ç’fare arsye dmth ose je injorant ose genjeshtar e ndoshta edhe te dyja bashk!












