Pacolli thotë se Xhafer Deva ishte veprimtar sublim i Kombit: Krerët e shtetit nuk po e kundërshtojnë fushatën e eger serbe

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se Xhafer Deva ishte një ndër figurat me të rëndësishme të çështjes kombëtare dhe si i tillë, mjafton të respektohet. Reagim i Pacolli vjen pasi Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar me shqetësim pas lajmit për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, duke treguar se […]
Reagim i Pacolli vjen pasi Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar me shqetësim pas lajmit për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, duke treguar se ai kishte qenë bashkëpunëtor i nazistëve që e kryen Holokaustin, gjenocidin ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë në qeverinë e Rexhep Mitrovicës, Xhafer Deva është padyshim një nga figurat e rëndësishme të çështjes kombëtare që meriton trajtim të drejtë për punën dhe veprën e tij. Në këtë moment kur hidhen dyshime për figurën e tij, vlerat e tij duhen mbrojtur duke pasqyruar realitetin. Nuk ka asnjë fakt historik që Xhafer Deva apo njësitë e tij të kenë kryer krime ndaj ndonjë komuniteti tjetër e mos te flasim kunder atij hebre. Xhafer Deva ishte bashkëpunëtori nr.1 i amerikanëve për rrëzimin e pushtetit komunist në Shqipëri.”, ka shkruar ai, transmeton Periskopi.

Tutje, Pacolli ka thënë se shteti dhe diplomacia kosovare po heshtin ndaj fushatës së egër të Serbisë për Xhafer Devën.
Postimi i tij i plotë:
Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë në qeverinë e Rexhep Mitrovicës, Xhafer Deva është padyshim një nga figurat e rëndësishme të çështjes kombëtare që meriton trajtim të drejtë për punën dhe veprën e tij. Në këtë moment kur hidhen dyshime për figurën e tij, vlerat e tij duhen mbrojtur duke pasqyruar realitetin.
Nuk ka asnjë fakt historik që Xhafer Deva apo njësitë e tij të kenë kryer krime ndaj ndonjë komuniteti tjetër e mos te flasim kunder atij hebre. Xhafer Deva ishte bashkëpunëtori nr.1 i amerikanëve për rrëzimin e pushtetit komunist në Shqipëri.
Xhafer Devës, nga rrespekti që SHBA kishte ndaj tij i’u është dhënë viza për të emigruar në ShBA (viteve 60) ku ai punoi si administrator në Universitetin Stanford në Palo Alto, Kaliforni i cili ishte në pronësi të familjeve hebreje e që e adhuronin shumë Xhafer Devën ne shenjë mirënjohës për mbrojtjen e hebrenjve në Kosovë dhe Shqipëri.
Nuk e kuptoj pse diplomacia kosovare dhe veçanërisht krerët e shtetit nuk e kundërshtojnë fushatën e eger serbe, plot gënjeshtra dhe të pavërteta për këtë veprimtar sublim te Kombit.
Ambasada gjermane është kundër restaurimit të shtëpisë së tij, por kush ishte Xhafer Deva












