Osmani analizon situatën në Ukrainë: Jemi të shqetësuar, edhe Serbia është e koordinuar me Rusinë

Osmani analizon situatën në Ukrainë: Jemi të shqetësuar, edhe Serbia është e koordinuar me Rusinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur sot në radion britanike “Times Radio” në lidhje me zhvillimet e tensionuara mes Rusisë dhe Ukrainës dhe ndikimin e tyre që mund ta kenë në Kosovë. Osmani ka thënë se, ashtu si shumë vende demokratike, edhe Kosova është e shqetësuar me ngjarjet dhe një konflikt të mundshëm ushtarak […]

Osmani ka thënë se, ashtu si shumë vende demokratike, edhe Kosova është e shqetësuar me ngjarjet dhe një konflikt të mundshëm ushtarak mes Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa shtoi se Kosova mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Natyrisht ashtu si pjesa tjetër e botë demokratike, ne jemi thellësisht të shqetësuar për ngjarjet që po zhvillohen në Ukrainë. Së pari dëshiroj të shpesh mbështetjen dhe solidaritetin tonë me popullin e Ukrianës, si dhe mbështetjen e plotë për sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij vendi”, ka thënë Osmani.

E para e vendit, ka shprehur edhe shqetësime se si një konflikt i mundshëm atje, mund të ndikojë edhe në Kosovë, pasi siç ka thënë, Serbia është në koordinim të plotë me Rusinë.

“Serbia është plotësisht e mbështetur dhe e koordinuar me aleatin e saj, Rusinë. Ne jemi të shqetësuar për bashkërendimin e tyre të mundshëm si rezultat i ngjarjeve në Ukrainë. Prandaj, mënyra se si do të zhvillohen ngjarjet në Ukrainë, vërtet mund të ketë një efekt përhapës në shumë pjesë tjera të botës”, tha Osmani për “Times Radio”

Më tej, ajo shtoi se Serbia po sfidon stabilitetin e Kosovës dhe disa shteteve tjera me ndihmën e Rusisë, ndërsa kërkoi që NATO të ketë rol më aktiv si përgjigje ndaj këtyre sfidave.

“Nuk është rastësi që ne po shohim sfida për stabilitetin në Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë nga qasja agresive dhe përpjekje destabilizuese të Serbisë të ndihmuara nga Rusia. Mendoj se përgjija duhet të jetë e unifikuar, ndaj NATO-ja duhet të ketë një rol shumë aktiv”, shtoi presidentja e vendit

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?