Opozita e vetmuar ka për të fituar: AAK ia thyen mendjen VV-së, ia voton rezolutën 15 minuta pasi i tha ‘jo’

PDK dhe LDK kanë lëshuar seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, si pakënaqësi me deputetët e Vetëvendosjes që nuk pranuan të flisnin lidhur me shtrenjtimin e rrymës. Prej partive opozitare, AAK qëndroi në seancë. Kjo parti opozitare, ka fituar një betejë të vockël, si opozitë e vetmuar që dukej në sallë. Me të kaluar […]
PDK dhe LDK kanë lëshuar seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, si pakënaqësi me deputetët e Vetëvendosjes që nuk pranuan të flisnin lidhur me shtrenjtimin e rrymës.
Prej partive opozitare, AAK qëndroi në seancë. Kjo parti opozitare, ka fituar një betejë të vockël, si opozitë e vetmuar që dukej në sallë.
Me të kaluar nëpër disa diskutime, Besnik Tahiri i AAK-së kërkoi që të votohet një rezolutë të propozuar nga kjo parti lidhur me Ligjin e Pagave.
Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, znj.Mimoza Kusari, e mori fjalën duke i thënë Tahirit se ‘grupi i Vetëvendosjes do të abstenonte në këtë rezolutë’ pasi sipas saj ‘një rezolutë nuk rregullonte çështjen e Ligjit të Pagave’.
Mirëpo pas afro – si me thënë – 15 minutash, Vetëvendosje e ka votuar rezolutën e njëjtë.
“Rezolutën e cila është hedhur për votim në Kuvend nga GP i AAK-së. Me 68 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim konstatoj që Kuvendi miratoi rezolutën e AAK-së lidhur me veprimet e qeverisë sa i përket Ligjit të Pagave në sektorin publik”, lexoi rezultatet e votimit kryeparlamentari Konjufca.
Debati i transkriptuar mes Besnik Tahirit dhe Mimoza Kusarit, ku kjo e fundit i premtoi abstenim AAK-së për rezolutën, përcjell Periskopi:
Besnik Tahiri: Si grup parlamentar kemi ngritur një nga cështjet më të rëndësishme që lidhen me legjislacionin, Ligjin e Pagave dhe rezolutën që kemi propozu. Kërkoj nga deputetët që të votojnë rezolutën.
Mimoza Kusari: Ligji i pagave parashihet të vijë në Kuvend në muajin mars. Jemi duke bërë maksimumin që ky ligj të kalojë me sukses. Të kemi një debat konstruktiv dhe të kemi një nivelizim të pagave.
Në raport me rezolutën do të abstenojmë. Është problematike shumëvjecare që nuk rregullohet me rezolutë.
Besnik Tahiri: Nuk e kuptoj pse gp i VV duhet me abstenu për këtë rezolutë, kjo rezolutë vetëm sa e fuqizon përmes votimit edhe të një subjekti që është opozitar punën dhe angazhimin që ka qeveria në raport me ligjin e pagave./Periskopi












