Opozita e bashkuar: Vendimi për shtrenjtim të rrymës të revokohet, ose e çojmë në Kushtetuese

Opozita kosovare është bashkuar në kundërshtimin e ngritjes së çmimit të rrymës. Besnik Tahiri, ka thënë se çmimi i paralajmëruar ose do të revokohet ose do të ndjeken të gjitha rrugët ligjore për kundërshtimin e tarifave të reja. Ai ka thënë se në bashkëpunim me PDK e LDK, do ti drejtohen edhe Kushtetueses. “Ky çmim […]
Opozita kosovare është bashkuar në kundërshtimin e ngritjes së çmimit të rrymës.
Besnik Tahiri, ka thënë se çmimi i paralajmëruar ose do të revokohet ose do të ndjeken të gjitha rrugët ligjore për kundërshtimin e tarifave të reja.
Ai ka thënë se në bashkëpunim me PDK e LDK, do ti drejtohen edhe Kushtetueses.
“Ky çmim duhet të revokohet, këtë rritje të cmimit do ta ndalim, do ti shfrytëzojmë të gjithë mekanizmat e mundshëm, sot jemi në Kuvend, nëse nuk ka reflektim, do të apelohet edhe në Gjykatë Kushtetuese.
Mosprezenca e qeverisë, e kryeministrit, e ministrave që folshin edhe për joystika, tregon se ky vendim është ardhë me direktiva mirë të sinkronizuara në dëm të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai./Periskopi/












