OK-ja e Putinit që tërhoqi trupat ruse nga kufiri me Ukrainën – Zbardhet muhabeti në tavolinën e gjatë

Biseda ndërmjet presidentit rus, Vladimir Putin, dhe Ministrit të Jashtëm, Sergey Lavrov, po shihet si shenjë që Rusia është e gatshme të vazhdojë me bisedime diplomatike. Më poshtë është biseda e transkiptuar e dyshes Putin-Lavrov që ishin ulur në një tryezë jashtëzakonisht të madhe, shkruan SkyNews, përcjell Periskopi. Putin: “Sergey Viktorovich, sipas mendimit tuaj, a […]
Biseda ndërmjet presidentit rus, Vladimir Putin, dhe Ministrit të Jashtëm, Sergey Lavrov, po shihet si shenjë që Rusia është e gatshme të vazhdojë me bisedime diplomatike.
Më poshtë është biseda e transkiptuar e dyshes Putin-Lavrov që ishin ulur në një tryezë jashtëzakonisht të madhe, shkruan SkyNews, përcjell Periskopi.
Putin: “Sergey Viktorovich, sipas mendimit tuaj, a ka ndonjë shansë që të arrijmë një marrëveshje me partnerët tanë mbi çështjet kyqe që ngrisin shqetësimin tonë, apo kjo është vetëm një përpjekje që na shpie drejt në procesi negociator të pafundëm që nuk ka një përfundim logjik?”
Lavrov: “Vladimir Vladimirovich, ju dhe të gjithë përfaqësuesit e Federatës Ruse e keni thënë më shumë se një herë se ne jemi kundër diskutimeve të pafundme ndaj çështjeve që duhet të zgjidhen sot. Por më duhet të them se ka gjithmonë një mundësi… Mua më duket se mundësitë tona janë shumë larg të qenurit të shterrura. Natyrisht, ato nuk duhet të vazhdojnë pambarimisht, por në këto rrethana unë do të sugjeroja që bisedimet të vazhdojnë dhe të rriten”.
Putin: OK./PERISKOPI/












