Nuk tërhiqet SBASHK-u, kërkon rritjen e pagave për mësimdhënësit

Nuk tërhiqet SBASHK-u, kërkon rritjen e pagave për mësimdhënësit

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) pret që me Ligjin e ri të pagave të ketë rritje të rrogave për punëtorët e arsimit. Ndryshe nga deklarimet e zëvendës ministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci që ditë më parë tha se ligji nuk do të thoshte rritje automatike të pagave, në SBASHK […]

Ndryshe nga deklarimet e zëvendës ministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci që ditë më parë tha se ligji nuk do të thoshte rritje automatike të pagave, në SBASHK thonë se nuk tërhiqen nga kërkesa e tyre.

Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, ka deklaruar se pritshmëritë e tyre është se mësimdhënësit të jenë ndër më të paguarit në mesin e punëtorëve të administratës shtetërore.

”Ne presim në këtë ligj të pagave që është duke u punuar, natyrisht që do të ketë edhe ngritje të pagave ngase tani nuk mund t’i qasemi ligjit të mëparshëm, pasi që Kushtetuesja e ka anuluar atë ligj. Dhe projektligji i ri të pagave do të kërkojmë që punëtorët e arsimit duke filluar nga çerdhet e deri në universitet, të jenë të ranguar me koeficiente diku nga mesi i të gjithë koeficienteve të mundshëm që do të jenë në këtë projektligj të pagave, dhe natyrisht kërkesë e jona është që me ligjin e ri të pagave të ketë edhe ngritje të pagave për të gjithë punëtorët e arsimit, duke filluar nga çerdhet e deri në universitet”, ka thënë ajo

Duke komentuar deklaratat e zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci, nënkryetarja e SBASHK-ut ka thënë se nëse nuk do të ketë rritje të pagave për mësimdhënësit atëherë do të vendoset se çfarë veprimesh sindikale do të merren nga ta pa përjashtuar grevat e përgjithshme.

”Në rast se ligji i ri i pagave, i cili është duke u punuar, dhe mësimdhënësit nuk kanë ndryshim në pagë, mbesin pagat që kanë qenë, atëherë ne jemi të detyruar të dëgjojmë zërin e anëtarësisë sonë, çka edhe kemi bërë shpërndarjen e formularëve në mënyrë që deklarohen punëtorët e arsimit sa i përket ligjit të pagave dhe atëherë duhet të shkohet edhe me veprime sindikale dhe ato më të ashpra është greva e përgjithshme”, ka shtuar ajo.

Sindikatat i kanë dhënë afat Qeverisë së Kosovës deri në muajin mars për draftin e projektligjit të pagave, mirëpo SBASHK ka caktuar datën se kur do të marrin veprimet nëse i njëjti nuk parasheh plotësimin e kërkesave të tyre.

”Më 2 prill, meqë është kongresi i SBASHK-ut, aty delegatët që janë pjesëmarrës në kongres ata janë përfaqësues të të gjitha komunave të Kosovës, ata do të vendosin për veprimet e mëtutjeshme sindikale, e në rastin më të keq edhe me grevë të përgjithshme”, shtoi ajo.

Përpos ligjit për paga, SBASHK ka drejtuar kërkesë në Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike edhe për sigurimet shëndetësore për punëtorët në arsim dhe ligjin e skemave pensionale që parasheh njohjen e stazhit të punës në vitet e ‘90-ta./Kp

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?