Nuk po bindet Biden, mjeku kërkon që ai t’i nënshtrohet një testi

Afër 40 ligjvënës amerikanë po i bëjnë ftesë presidentit Joe Biden që t’i nënshtrohet një testi kognitiv, duke marr shembullin e presidentit paraprak amerikan, Donald Trump. Kërkesa e republikanëve vie në momentin kur shumë matje po tregojnë se qytetarët amerikanë nuk janë të sigurt në gatishmërinë mendore të presidentit të tyre për të udhëhequr vendin. […]
Kërkesa e republikanëve vie në momentin kur shumë matje po tregojnë se qytetarët amerikanë nuk janë të sigurt në gatishmërinë mendore të presidentit të tyre për të udhëhequr vendin.
Ish-mjeku personal i presidentit Trump, Ronny Jackson, nisi një letër me 37 nënshkrime nga kolegët e tij Republikanë drejtuar presidentit Joe Biden në të cilën ata shprehin “shqetësimin e tyre” lidhur me “gjendjen aktuale të menduarit” të tij, shkruan Fox News, përcjell Periskopi.
“Si ish-mjek personal i tre presidentëve amerikanë, e di se qfarë përgaditje mentale dhe fizike duhet për të udhëhequr detyrat e Presidenti”, tha Jackson, duke shtuar se “Presidenti Biden vazhdimisht ia ka bërë të qartë botës se diçka nuk është në rregull. Qytetarët amerikanë duhen të kenë besim absolut në aftësitë njohëse të presidentit të tyre”.
Ligjvënësit ia përmendën Bidenit rastin e 24 janarit të këtij viti, kur ai, qartazi duke menduar se e ka mikrofonin të ndalur, e quajti një gazetar “i biri budalla i kur***”, kur gazetari i bëri një pyetje për inflacionin.
Në letrën e tyre, ligjvënësit shkruajtën se “ata besojnë se pavarësisht gjinisë, moshës dhe partisë politke, të gjithë presidentët amerikanë duhet të ndjekin shembullin e vendosur nga Presidenti Donald Trump”.












