Ngritet për të naltit: A do ta pranojë Rrahman Jasharaj me shokë Ligjin e ri të Pagave?

Ngritet për të naltit: A do ta pranojë Rrahman Jasharaj me shokë Ligjin e ri të Pagave?

Sipas drafit të ligjit për Pagat, që po qarkullon tashmë thuajse në të gjitha mediat kosovare, pagat në arsim do të lëvizin nga 114.2 si koeficient te pozita më e lartë, ajo e rektorit e deri te 3.9 te bibliotekistat. Një mësimdhënës në shkollë fillore dhe të mesme të ulët do të ketë koeficientin 4.6 […]

Sipas drafit të ligjit për Pagat, që po qarkullon tashmë thuajse në të gjitha mediat kosovare, pagat në arsim do të lëvizin nga 114.2 si koeficient te pozita më e lartë, ajo e rektorit e deri te 3.9 te bibliotekistat. Një mësimdhënës në shkollë fillore dhe të mesme të ulët do të ketë koeficientin 4.6 të pagës.

Mësimdhënësit në shkollë të mesme të lartë do të kenë koeficient 4.9 të pagave.

Drejtorët e shkollave do të kenë koeficient 5.3 të pagës, ndërsa profesorët e rregullt 12.4.

Çka paralajmëroi Rrahman Jasharaj ditë më parë për këtë draft-ligj?

Paralajmëroi refuzim.

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, ka thënë se tashmë SBASHK-u po përgatitet për veprime sindikale.

Në nje njoftim për media Jasharaj ka thënë se versioni i ri ka raport të koeficienteve një me njëzet, dhe se ligji parasheh që pagat e larta të jenë për njerëzit e mëdhenj të shtetit, ndërsa koeficientet e ulët për të tjerët.

“Versioni i Ministrit Sveçla po thotë se raporti i koeficienteve është 1 me 20 (një me njëzet), që është dyfishi nga ligji i kaluar i pagave, që Kushtetuesja e ktheu në pikën zero. Ky 20 është për pagën e presidentes, koeficienti 19 për pagën e kryeministrit dhe kryeparlamentarit e pastaj koeficientët tjerë për do njerëz të tjerë të mëdhenj të shtetit, kurse koeficientët nga 2 e pak më lartë për të tjerët”, ka thënë ai në një njoftim për media.

Jasharaj tutje ka shtuar se SBASHK është duke e analizuar versionin e Ligjit të pagave përgatitur nga’Grupi i Ministrit Sveçla dhe vërejtjet e bashkë me kërkesat e mbështetura me argumente do ia prezantojë ministres Nagavci dhe ministrit Sveçla në takimet me ta e po ashtu do t’i debatojë edhe në takimin e të së dielës të Këshillit Drejtues dhe të kryetarëve të nivelit komunalë sindikalë e të Universiteteve dhe do të marrë vendime meritore duke u bazuar në realitetin se Qeveria Kurti çdo ditë sikur shton nga një arsye për protesta e greva”.

Kujtojmë se të dielën SBASHK ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme ku ka paralajmëruar greva e protesta./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?