Ngjarje e rëndë në Meksikë: Rrokulliset autobusi, 8 të vdekur dhe 15 të lënduar

Së paku 8 persona kanë vdekur dhe 15 të tjerë janë lënduar pas një aksidenti të një autobusi afër resortit të njohur meksikan Canun, bëjnë të ditur autoritetet meksikane. Sipas mediave lokale, në autobusin e kompanisë “ADO” ishin rreth 45 pasagjerë, disa prej tyre shtetasë të huaj. Sipas informacioneve të para, autobusi u rrokullis pas […]
Sipas mediave lokale, në autobusin e kompanisë “ADO” ishin rreth 45 pasagjerë, disa prej tyre shtetasë të huaj.
Sipas informacioneve të para, autobusi u rrokullis pas goditjes së një kamioni që ishte duke punuar në trenin Mayan të turistëve që po ndërtohet nga qeveria.
Ambulanca dhe ekipet e shpëtimit arritën në vendin e ngjarjes, ku të lënduarit i dërguan në Spitalin e Përgjithshëm të Cancun-it, shkruan anews, përkthen Periskopi.
Autobusi ishte nisur nga qyteti Merida drejt Cancun.
Cancun është një nga plazhet më të preferuara të turistëve në Meksikë dhe që frekuentohet nga vizitorët vendas dhe të huaj.(/Periskopi)












