NATO publikon një video ku shpjegon situatën në Kosovë, përmend tensionet me Serbinë

NATO publikon një video ku shpjegon situatën në Kosovë, përmend tensionet me Serbinë

Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior, NATO ka publikuar një video ku shpjegon situatën në Kosovë. Në përshkrimin e bllokut perëndimor ushtarak, thuhet se ndonjëherë ka tensione. Forca e Kosovës, sipas NATO-s, është kyçe për sigurimin e stabilitetit në Kosovë dhe rajon. “Situata në Kosovë tani është shumë më e qetë se dikur, por ndonjëherë […]

Forca e Kosovës, sipas NATO-s, është kyçe për sigurimin e stabilitetit në Kosovë dhe rajon.

“Situata në Kosovë tani është shumë më e qetë se dikur, por ndonjëherë tensionet ende ndodhin. Kjo është arsyeja pse Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO është ende kyçe për sigurimin e stabilitetit në rajon”, thuhet në përshkrimin e videos, ku producenti nga NATO, Jake Tupman shpjegon se si forcat e KFOR-it zakonisht patrullojnë në afërsi të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Në video është përfshirë edhe rasti i bllokimit të rrugëve që çojnë në pikëkalimet kufitare me Serbinë në Jarinjë dhe Bërnjak në shtator, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’ua ndaluar hyrjen në Kosovë automjeteve me targa serbe.

“KFOR-i ka luajtur rol kyç duke ndihmuar në de-eskalimin e tensioneve”, thotë Tupman.

Ai flet për këtë edhe me një pjesëtar të KFOR-it. Major Gene Enriquez thotë se detyra e tyre nuk është të zgjedhin se cila palë ka të drejtë dhe cila e ka gabim.

“Të hysh me një mendje të hapur dhe pak dhembshuri për të gjitha anët e mosmarrëveshjeve jep një rezultat më të mirë. Ju duhet t’i qaseni këtyre situatave me dhembshuri nga të dyja palët. Nuk është detyra jonë të zgjedhim kush ka të drejtë dhe kush e ka gabim, por të ndihmojmë në ruajtjen e paqes këtu”, shprehet ai.

Kolonel Stefano Fedele, oficer i KFOR-it italian për 35 vjet, ka folur po ashtu për situatën në afërsi të urës së Ibrit në Mitrovicë.

“Ky është një simbol i ndarjes ndëretnike në Kosovë, sepse në të kaluarën dhe në ngjarjet e fundit – e fundit dje – ka qenë një skenar i përsëritur i përplasjeve ndëretnike”, thotë ai.

Kolonel Fedele shpjegon se si një ditë më parë kishte pasur të shtëna me armë dhe gjuajtje me gurë në drejtim të veturave të Policisë së Kosovës.

“Këtu dje ka pasur të shtëna me armë dhe gjuajtje me gurë kundër veturave të Policisë së Kosovës. Gjendja tani është e qetë por shumë e brishtë dhe ajo që ka ndodhur në vijën kufitare administrative apo ajo që ka ndodhur dje këtu në Mitrovicë është evidencë e domosdoshmërisë së pranisë së KFOR-it këtu në Kosovë”, thotë ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?