Mustafa frikësohet nga veprimet totalitare të Kurtit: Arrestimi i Molliqajt mjaft i keq dhe i rëndë

Ish-kryetari i LDK’së, Isa Mustafa duke komentuar arrestimin e kreut të PSD’së, Dardan Molliqaj ka thënë se pushteti i Kurtit po bëhet totalitar, transmeton Periskopi. ‘’Sistemit totalitar ia kam frikën. Në mënyrë të tillë po sillen.Kjo që ndodhi lë përshtypje të keqe sepse nëse Molliqaj ka gabu, mund të merret në zyrë, rrugë e s’ka […]
Ish-kryetari i LDK’së, Isa Mustafa duke komentuar arrestimin e kreut të PSD’së, Dardan Molliqaj ka thënë se pushteti i Kurtit po bëhet totalitar, transmeton Periskopi.
‘’Sistemit totalitar ia kam frikën. Në mënyrë të tillë po sillen.Kjo që ndodhi lë përshtypje të keqe sepse nëse Molliqaj ka gabu, mund të merret në zyrë, rrugë e s’ka nevojë me qenë 30-40 policë. Nuk është që ikën ai’’, ka thënë Mustafa në Pressing.
‘’Veprim totalitar dhe shprehje ose manifestimit të fuqisë që eka qeveria qitash dhe të vi të rrethoj me 50 vetë. Mjaft e keqe dhe rëndë. Duhet të ruhemi prej veprimeve të tilla. Askush s’e ka pushtetin e siguruar për 100 vjet këtu.’’/PERISKOPI/












