Molliqaj ftesë opozitës për tu bashkuar: Hiç mos m’u tut, sa ma shumë që i tutesh Kurtit aq më shumë të lëshohet në qafë

Kryetari I PSD-së, Dardan Molliqaj pasi mori lajmin se kryetari I LDK-së kishte qenë ndër të parët që kishte reaguar ndaj arrestimit të tij, ai e ka falenderuar atë “për nuhatjen e shpejtë e të drejtë që ia ka bërë rastit”. Molliqaj i ka bërë thirrje partive opozitare që të bashkohen për qëllimet e përbashkëta […]
Molliqaj i ka bërë thirrje partive opozitare që të bashkohen për qëllimet e përbashkëta sepse sipas tij, nuk i kanë punët mirë me pushtet duke shtuar se nuk duhet frikësuar ndaj Kurtit sepse sa më shumë që “tutesh prej tij aq më shumë të hyp në qafë”.
“Unë e falenderoj z. Abdixhiku edhe për nuhatjen e shpejtë e të drejtë që ia ka bërë rastit, edhe për shkak se ka gucu e ka shkru, jo pse s’guxon por ka shkru në kohë rekorde six po thoni se unë nuk e kam parë”.
“E falenderoj këta dhe secalin sepse kanë tregu mbrojtje të demokracisë. Fjalët e tyre që janë të nuhatur kushtimisht janë përkthyer në vendim të gjykatës. Kjo është fatkeqësia dhe unë nga këtu i bëj thirrje që na vynë me u bashku opozita. Nuk I kemi punët mirë me këtë pushtet, jo pse mka ndodh mu, por këta nuk janë demokratik. Asnjë autoritar kur kanë shku në zgjedhje nuk ka thënë votomni mu se do bëhem autoritar e as nuk u bë në ditën e parë që ka marrë pushtetin. Kapak ja ka nisë, proceduralisht. Një gazetar, shkojmë njëherë në media aty, nuk po funksionon, tërhiqemi. Provojmë aty, aty secilën herë më vonë. Nuk e kemi luksin me qenë vetë e vetë. Kështu po e marrë si shenjë solidaritetit me njëri-tjetrin. Po I bëj ftesë Lumirit, Memlit, Haradinajt e secilit që të harmonizojmë sa ma shumë senet që I kemi të përbashkëta”.
“I bëj ftesë opozitës që hic mos me u tut, sesa ma shumë që tutesh prej tij (Albin Kurtit) ky aq më shumë të lëshohet në qafë”, është shprehur Molliqaj./Periskopi.com/












