Milo Gjukanoviq: Mali i Zi po përballet me agresionin serbomadh

Milo Gjukanoviq: Mali i Zi po përballet me agresionin serbomadh

Interesi më i madh i Malit të Zi është të ketë një qeveri të përgjegjshme. DPS do të ofrojë mbështetje për qeverinë e pakicës, thotë presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, në intervistë ekskluzive me DW. “Ne do të mbështesim çdo qeveri që do të ruajë karakterin qytetar dhe laik të Malit të Zi, […]

“Ne do të mbështesim çdo qeveri që do të ruajë karakterin qytetar dhe laik të Malit të Zi, do të promovojë demokracinë multietnike dhe do të kontribuojë në zhvillimin dinamik ekonomik, në mënyrë që Mali i Zi, si një vend i zhvilluar demokratikisht dhe ekonomikisht, të jetë pjesë e Bashkimit Evropian në të ardhmen e afërt”, thotë presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, në një intervistë për DW.

Ai pohon se vendi i tij tani është “në proces të konsolidimit të pushtetit” dhe se interesi më i madh i Malit të Zi është që sa më shpejt të ketë një qeveri të përgjegjshme.

„Nuk do të jemi pjesë e qeverisë“

Gjukanoviq thotë se Partia (e tij) Demokratike e Socialistëve (DPS) i ka ofruar mbështetje qeverisë pakicë edhe pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, duke besuar se “do të jetë shumë e rrezikshme për Malin e Zi, nëse koalicioni qeverisës bëhet kaq i varur nga nacionalizmi serbomadh”.

Sipas Gjukanoviqit, qeveria e deritanishme përbëhej nga tre koalicione, “njëra prej të cilave është koalicion i profilizuar qartë i Serbisë së Madhe. Ne kemi menduar, se nëse një qeveri e tillë përcakton politikën shtetërore, kjo do të ishte shumë e rrezikshme për Malin e Zi”.

Kurse sot sipas presidentit malazez “ne themi: ne jemi të gatshëm të mbështesim qeverinë e pakicës – pra, koalicionet që kanë natyrë qytetare, që duan të ndihmojnë Malin e Zi të ecë drejt Evropës. Ne jemi të gatshëm ta mbështesim një qeveri të tillë,por nuk do të marrim pjesë në të. Padyshim që u deshën 14 muaj përvojë të pasuksesshme si kjo për t’u kthyer tek propozimi ynë fillestar”, thotë Gjukanoviq. “U desh kohë për të kuptuar se jo çdo ndryshim do të thotë ndryshim për mirë. Ndryshimi mund të jetë edhe për të keq. Mali i Zi tani ka pësuar një ndryshim për të keq. Por kjo nuk do të thotë qëDPS do të kthehet automatikisht në pushtet.Nuk do të thotë po ashtu se do të kthehet ashtu siç ka qenë kur është larguar nga pushteti. Ne e kuptuam shumë saktë mesazhin e votuesve, kemi punuar shumë prej një viti për të eliminuar dobësitë, për reforma në parti”, thotë Gjukanoviq dhe konstaton: “Mendoj se Mali i Zi ka nxjerrë një mësim tjetër dhe se tani, pas kësaj eksperience, do të marrë vendime më të mençura për të ardhmen.”

Kthimi i DPS?

Duke folur për partinë që ai drejton, Gjukanoviq thotë se DPS në 14 muajt e fundit ka treguar se mund të merret me politikë të përgjegjshme edhe nga opozita. “Mendoj se falë nesh, falë opozitës shtetformuese, Mali i Zi arriti t’i rezistojë ofensivës së Beogradit. Pas 30 gushtit përjetuam një ofensivë shumë agresive nga Beogradi. Nacionalizmi serbomadh nga Beogradi kuptoi se fitorja e të preferuarve të tyre hapi derën për një aneksim të ri të Malit të Zi, këtë herë përmes projektit “Bota Serbe”. Kjo nuk ndodhi sepse kishim një opozitë me përgjegjësi shtetërore të drejtuar nga DPS”.

Sa i përket planeve të Partisë Demokratike të Socialistëve, Gjukanoviq thotë: “Ne besojmë në veten tonë, në reformat që kemi bërë në parti dhe do të kthehemi, nuk ka dyshim për këtë. A do të jetë tani? Në një vit, dy, tre? Nuk ka asnjë nxitim… Por ne po tregojmë përgjegjësi edhe nga bankat e opozitës.”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?