Mesiq-Kurtit: Angazhohuni ndërkombëtarisht sepse Serbia po vazhdon fushatën për çnjohje

Mesiq-Kurtit: Angazhohuni ndërkombëtarisht sepse Serbia po vazhdon fushatën për çnjohje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim ish-Presidentin e Republikës së Kroacisë, Stipe Mesiq dhe ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi. Kryeministri Kurti i falënderoi dy ish-presidentët për vizitën dhe për angazhimin e përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën. Duke folur për qeverisjen rreth njëvjeçare, Kryeministri Kurti tha se prijmë në rajon […]

Kryeministri Kurti i falënderoi dy ish-presidentët për vizitën dhe për angazhimin e përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën.

Duke folur për qeverisjen rreth njëvjeçare, Kryeministri Kurti tha se prijmë në rajon për menaxhimin e mirë të pandemisë, me vaksinimin e tashmë dy të tretës së popullatës së rritur.  Ai i njoftoi edhe për rezultatet e shënuara në ekonomi: rritjen ekonomike prej 9.9 për qind, rritjen e të hyrave doganore për mbi një të tretën, krahasuar me vitin paraprak. Ndërsa eksportet janë rritur me 66 për qind, të hyrat buxhetore janë rritur për 30 për qind, e investimet e huaja për 53 për qind, tha Kryeministri Kurti.

Dy ish-presidentët e përgëzuan Kryeministrin Kurti për detyrën dhe sukseset në qeverisjen e deritanishme. Ata shprehën besimin që ai do ta vazhdojë ta kryej me përgjegjësi e kompetencë detyrën që ia kanë dhënë qytetarët.

Ish-presidenti Topi theksoi nevojën për më shumë bashkëpunim rajonal dhe koordinim më të mirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, sidomos me institucionet e Bashkimit Evropian, përfshirë këtu çështjen e liberalizimit të vizave.

Ish-presidenti kroat, Mesiq, tha se duhet angazhim i shtuar në rrafshin ndërkombëtar, sepse siç tha ai, Serbia po vazhdon fushatat lobuese për çnjohjen e Kosovës.

Lidhur me dialogun me Serbinë, Kryeministri Kurti tha se është proces që duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë, drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?