Mercenarët rus në ‘Wagner’: Vëmendja te Ukraina, por Rusia po i futë hundët thellë edhe në këtë shtet afrikan

Mercenarët rus në ‘Wagner’: Vëmendja te Ukraina, por Rusia po i futë hundët thellë edhe në këtë shtet afrikan

Edhe pse regjioni afrikan njihet për trazira turbulente dhe konfliktuoze, marrja e pushtetit nga ushtria në Burkina Faso mbetet intriguese. Në mes situatës së rënduar humanitare dhe të sigurisë, vendimi i shtetit fqinj të Malit, që udhëhiqet po ashtu nga ushtria, për ftesën e luftëtarëve nga grupi “Wagner” gjithandej po shihet si ndërlidhje paramilitare e […]

Edhe pse regjioni afrikan njihet për trazira turbulente dhe konfliktuoze, marrja e pushtetit nga ushtria në Burkina Faso mbetet intriguese.

Në mes situatës së rënduar humanitare dhe të sigurisë, vendimi i shtetit fqinj të Malit, që udhëhiqet po ashtu nga ushtria, për ftesën e luftëtarëve nga grupi “Wagner” gjithandej po shihet si ndërlidhje paramilitare e mercenarëve të lidhur me Rusinë. Kjo situatë po shqetëson shtetet perëndimore.

Sandogo Damiba i Burkina Faso është vetëm lideri i fundit ushtarak që morri pushtetin me dhunë si rezultat i mbështetësve që “valojnë flamurin rus”. Zhvillimi ndodhi në më pak se një vit pas puçit të dytë dhe të tretit në 10 vitet e fundit.

Me situatën e tensionuar në kufirin ukrainas, rritja e prezencës së Rusisë në Afrikë mund të jetë edhe një rast që meriton vëmendjen e shteteve perëndimore.

Vendimi i Malit për t’u afruar me Rusinë  tashmë veç po shkakton panik ndërmjet shteteve kapitaliste dhe partnerëve të tij Evropian, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën.

Franca, ish-shteti kolonizues në këtë regjion, po përballet me detyrën që të rikthejë autoritetin e saj në këtë pjesë të kontinentit. Por, ajo po ndeshet me ndikimin e Rusisë në Afrikë. Regjioni është shndërruar në një vende ku sentimenti anti-Francë po rritet, sidomos në rrjetet sociale, derisa mbështetja popullore për Rusinë ka shënuar rritje.

Në ndërkohë, Kremlini akuzon perëndimin për tensionim të situatës, dhe përderisa ka treguar mbështetjen e tij për Malin, Moska mohon që ka lidhje me grupin “Wagner”

Qëndrimi i Malit është se tërheqja e 5000 trupave franceze nga shteti afrikan, ka lënë shumë boshllëk. Në ndërkohë që Rusia po studion çdo mundësi për të fuqizuar prezencën e saj në Afrikë.

Investimet dhe tregtia e Rusisë në Afrikë nuk  janë edhe aq të pranishme por ato po shkojnë drejt fuqizimit. Marrëveshja për ndërtimin e një baze detare në Sudan ka fuqizuar prezencën ushtarake të Moskës në kontinentin afrikan.

Covid-19 gjithashtu është parë si mundësi nga Rusia për të rritur prezencën e saj në Afrikë. Vitin e fundit, Moska kishe dhuruar më shumë se 300 milion vaksina Sputnik si donacion në Kombet Afrikane. Shumë shtete afrikane patën pranuar vaksinën, gjë që ndihmoi në përhapjen e ndikimit rus. (The Guardian/Përktheu me shkurtime: Periskopi)

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?