Lloj – lloj raketash: Kim Jongu ia reklamon botës armët e rrezikshme

Lloj – lloj raketash: Kim Jongu ia reklamon botës armët e rrezikshme

Janari ishte muaji me më së shumti testime raketore të kryera ndonjëherë nga Koreja e Veriut dhe ky muaj u përmbyll me lëshimin e së dielës të raketës balistike me rreze të mesme veprimi, Hëasong-12. Këto testime po shihen si përpjekje e Phenianit për të treguar se ka sisteme të besueshme raketore që mund të […]

Janari ishte muaji me më së shumti testime raketore të kryera ndonjëherë nga Koreja e Veriut dhe ky muaj u përmbyll me lëshimin e së dielës të raketës balistike me rreze të mesme veprimi, Hëasong-12. Këto testime po shihen si përpjekje e Phenianit për të treguar se ka sisteme të besueshme raketore që mund të bartin koka bërthamore.

Në janar, testimet nisën me lëshimin e një rakete të re “hipersonike” dhe vazhduan me testimin e raketave lundruese me rreze të gjatë veprimi dhe raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi, që u lëshuan nga aeroportet dhe trenat. Përmes këtyre testimeve, Koreja e Veriut tregoi për zgjerimin e shpejtë të arsenalit bërthamor dhe avancimin e armëve bërthamore, teksa bisedimet për denuklearizim kanë ngecur.

Që prej vitit 2017, Koreja e Veriut nuk kishte testuar raketa balistike interkontinentale apo armë bërthamore, por lëshimi i Hëasong-12 mund të sinjalizojë se mund të rikthehen shumë shpejt testime të tilla, kanë thënë zyrtarët në Korenë e Jugut dhe në Shtetet e Bashkuara.

Më poshtë mund të mësoni se çfarë lloje armësh testoi Koreja e Veriut gjatë muajit janar:

Më 5 janar, Koreja e Veriut tha se kishte testuar një lloj të ri “të raketës hipersonike”. Të njëjtin pretendim e bëri më 11 janar, teksa lideri verikorean, Kin Jong Un u raportua se mori pjesë në testimin e dytë.

Armët hipersonike zakonisht fluturojnë drejt objektivave në një lartësi më të ulët se raketat balistike dhe mund të arrijnë shpejtësi deri mbi pesë herë sesa shpejtësia e zërit – ose rreth 6,200 kilometra në orë.

Pavarësisht emrit të tyre, analistët thonë se tipari kryesor i armëve hipersonike nuk është shpejtësia e tyre, por manovrimi i tyre, që mund t’u lejojë atyre të shmangin sistemet e mbrojtjes raketore.

Zyrtarët e Koresë së Jugut vunë në pikëpyetje pretendimet e Veriut mbi aftësitë e raketës pas testimit të parë, por testimi i dytë duket se shfaqi performancë më të mirë.

Analistët thanë se nëse Pheniani do të perfeksiononte armë të tilla, kjo do të paraqiste një përmirësim të madh në fuqinë e tyre goditëse kundër kundërshtarëve që kanë afër.

Më 14 janar, Koreja e Veriut lëshoi një sërë raketash balistike me rreze të shkurtër veprimi nga një tren pranë kufirit verior me Kinën. Media shtetërore verikoreane tha se ky testim ishte një stërvitje që kishte për qëllim të rriste afërsitë e trupave që operonin raketat.

Pavarësisht rrjetit të kufizuar hekurudhor dhe shpesh jo të besueshëm, raketat e lëvizshme hekurudhore janë një opsion relativisht i lirë dhe efikas për të përmirësuar mbijetesën e forcave bërthamore verikoreane, duke e bërë të vështirë për armiqtë që t’i zbulojnë dhe shkatërrojnë raketat para se ato të lëshohen, thanë analistët.

Raketat me rreze të shkurtër veprimi duket se ishin të llojit KN-23, që për herë të parë janë testuar në maj të vitit 2019. Këto lloje raketash janë të dizajnuara për të shmangur sistemet e mbrojtjes raketore, pasi fluturojnë në një trajektore më të ulët, thanë ekspertët.

Koreja e Veriut më pas lëshoi edhe një sërë raketash KN-23 nga një mjet lëvizës me rrota, që përdoret për lëshimin e raketave.

Testet konfirmuan “fuqinë shpërthyese” të kokës konvencionale të raketës, tha media shtetërore, ndërsa analistët thanë se raketat fluturuan në trajektoren më të ulët deri më tani.

oreja e Veriut lëshoi edhe dy raketa me rreze të shkurtër veprimi gjatë një testimi të rrallë të kryer nga aeroporti në Phenian më 17 janar.

Sipas medias shtetërore, dy raketat “goditën me saktësi një objektiv” në një ishull në brigjet lindore.

Analistët thanë se raketat duket se ishin të llojit KN-24, që për herë të fundit ishin testuar në mars të vitit 2020. Sipas analistëve, duket se Koreja e Veriut ka prodhuar në masë këto lloj raketash dhe i ka dislokuar me njësitë ushtarake.

Raketat KN-24 i ngjajnë Sistemit të Raketave Taktike të ushtrisë amerikane (MGM-140 ATACMS), dhe si raketat KN-23, janë të dizajnuara për të shmangur sistemet e mbrojtjes raketore, pasi raketa të tilla fluturojnë në trajektore më të ulëta sesa raketat tradicionale balistike./teksti i plotë në REL/

 

Të ngjashme
Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit