Lista Serbe i del në mbrojtje Radojçiqit: Po duan të na largojnë nga skena politike në Kosovë

Lista Serbe i ka dalë në mbrojtje nënkryetarit të saj Milan Radojçiq, i cili u arratis dje nga pika kufitare në Bërnjak pasi rezultoi se është në listën e personave të kërkuar nga prokuroria. Partia kryesore parlamentare e serbëve të Kosovës, ka deklaruar se sipas informacioneve që kanë, kërkesa për arrestim të Radojçiqit s’përmbanë evidencë […]

Partia kryesore parlamentare e serbëve të Kosovës, ka deklaruar se sipas informacioneve që kanë, kërkesa për arrestim të Radojçiqit s’përmbanë evidencë për ndonjë veprim ilegal të tij.

“Ne theksojmë se bazuar në informatat që kemi, kërkesa për arrest e Radojçiq nuk përmbanë evidencë për ndonjë veprim ilegal të tij, por vetëm është folur publikisht për rastit që është inicuar në lidhje me marrëdhënien dhe lëshimin e lejes ndërtimore në komunën e Shtërpcës dhe Radojçiq s’ka të bëjë asgjë me të. Informojmë publikun që Radojçiq s’ka pasur marrëdhënie biznesore në këtë komunë apo me objekte atje, për më tepër nënkryetari Radojçiq asnjëherë s’ka qenë në komunën e Shtërpcës”, thuhet në reagimin e tyre.

Ndër të tjera në reagim thuhet se javët e fundit janë intensifikuar përpjekjet për largimin e Listës Serbe nga skena plitike.

“Jemi të vetëdijshëm se në javët e fundit janë intensifikuar aktivitetet e institucioneve të Kosovës për largimin e Listës Serbe nga skena politike si bastion i mbrojtjes serbe, por i kemi kuptuar ato mesazhe dhe veprime të tilla nuk do të na trembin dhe dekurajojnë në luftën e mëtejshme për popullin tonë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?