Ligji i ri për Paga: Sa do ta kenë koeficientin mësimdhënësit

Ligji i ri për Paga: Sa do ta kenë koeficientin mësimdhënësit

Qeveria e Kosovës pritet që gjatë muajit mars të miratoj Ligjin e ri të pagave. Projektligji parasheh rritje të pagave për pothuajse të gjitha kategoritë. Ky projektligj është në fazën e diskutimeve dhe nuk është versioni final. Por, me këto propozime nuk janë pajtuar drejtuesit e SBASHK-ut, të cilët kanë paralajmëruar veprime sindikale. Por, sa […]

Projektligji parasheh rritje të pagave për pothuajse të gjitha kategoritë. Ky projektligj është në fazën e diskutimeve dhe nuk është versioni final.

Por, me këto propozime nuk janë pajtuar drejtuesit e SBASHK-ut, të cilët kanë paralajmëruar veprime sindikale.

Por, sa do ta kenë koeficientin mësimdhënësit?

Një mësimdhënës në shkollën e mesme, sipas propozimit do ta ketë koeficientin 4.9, ndërsa një mësimdhënës në shkollë fillore do ta ketë koeficientin 4.6.

Drejtori i shkollës së mesme të lartë, sipas propozimit do ta ketë koeficientin 5.3, ndërsa drejtori i shkollës fillore 5.1.

Qeveria ende nuk e ka përcaktuar sa do të jetë vlera e koeficientit, por raportohet se do të jetë 120 euro.

Të fundit
Të ngjashme