Latifi: Nuk guxojmë të lirohemi pasi lufta kundër Covid-19 s’ka mbaruar ende

Latifi: Nuk guxojmë të lirohemi pasi lufta kundër Covid-19 s’ka mbaruar ende

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka thënë sot se lufta kundër virusit Covid-19 nuk ka kaluar ende. Kështu ai tha se masat nuk duhet të lirohen njëherë. Këtë deklaratë Latifi e dha gjatë ceremonisë së pranimit të kontingjentit me 515, 970 doza të vaksinës Pfizer, të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Për dhjetë […]

Këtë deklaratë Latifi e dha gjatë ceremonisë së pranimit të kontingjentit me 515, 970 doza të vaksinës Pfizer, të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Për dhjetë (10) muaj prej fillimit të vaksinimit në Kosovë, janë dhënë 1.8 milionë, vaksina;   rreth 63% e popullatës tonë e moshës mbi 12 vjeçare kanë marrë nga një dozë të vaksinës kundër COVID-19 dhe 57% të dy dozat. Fillimi i dhënies së dozës së tretë është inkurajuese dhe duhet të shtohet edhe më shumë. E gjithë kjo punë e madhe është bërë falë përkrahjes dhe partneritetit me UNICEF-in, OBSH-në, SHBA-të dhe partnerët evropianë. Me gjithë këto rezultate, nuk guxojmë të lirohemi dhe të ndalemi në këtë proces, ngase lufta kundër COVID-19 nuk ka mbaruar ende”, ka thënë Latifi.

Nga kjo ceremoni Latifi u ka bërë thirrje qytetarëve mbi moshën 12 vjeçare që të vaksinohen. Këtë thirrje ai e ka pasur edhe gratë shtatzëna dhe nënat gjidhënëse.

“Prandaj, nga ky vend sot këtu, unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të mohës mbi 12 vjeçare që të vaksinohen. Në veçanti u bëj thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre. Shtatzënat dhe nënat gji-dhënëse duhet të vaksinohen gjithashtu. Pa rezerva dhe pa hezitim. Vetëm kështu do t’ua shpaguajmë miqve tanë përkrahjen që na kanë dhënë në ditë të vështira, ndërsa punonjësve shëndetësor dhe gjithë atyre që kanë kontribuar  falënderimin për këmbënguljen dhe vetëmohimin  e tyre  në këtë luftë të pa kompromis”, tha më tutje ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?