Latifi: Kuvendi i Kosovës i mbushur me prasjakë

Analisti dhe profesori Blerim Latifi, në reagimin për shpenzimet e naftës që dolën mbrëmë për disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, thotë se të vjetrit e përdorin fjalën ‘prasjak’ për t’i përshkruar të pangopurit. Latifi shkruan: Të vjetërit e përdornin shpesh fjalën “prasjak”, për ta përshkru karakterin e një njeriu meskin që përpiqet në çdo […]
Analisti dhe profesori Blerim Latifi, në reagimin për shpenzimet e naftës që dolën mbrëmë për disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, thotë se të vjetrit e përdorin fjalën ‘prasjak’ për t’i përshkruar të pangopurit.
Latifi shkruan:
Të vjetërit e përdornin shpesh fjalën “prasjak”, për ta përshkru karakterin e një njeriu meskin që përpiqet në çdo rast e situatë me zhvatë diçka, karakterin e një njeriu të pangopur. Publikimi i këtyre fakteve për karburantin e deputetëve të mbuluar nga buxheti i shtetit, na dëshmon se Kuvendi i Kosovës është i mbushur me prasjakë.












