Latifi kritikon mbajtjen e punëtorive në hotele luksoze, thotë se atë praktikë në Kosovë e solli UNMIK-u

Latifi kritikon mbajtjen e punëtorive në hotele luksoze, thotë se atë praktikë në Kosovë e solli UNMIK-u

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka postuar në Facebook në lidhje me mbajtjen e punëtorive dhe trajnimeve nga ana e institucioneve nëpër hotele, temë kjo që është bërë e njohur kohët e fundit pasi shumë zyrtarë vendosin që të mbajnë nëpër vende turistike trajnimet dhe punëtoritë e tjera. Latifi kritikon këtë praktikë dhe thotë se atë […]

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka postuar në Facebook në lidhje me mbajtjen e punëtorive dhe trajnimeve nga ana e institucioneve nëpër hotele, temë kjo që është bërë e njohur kohët e fundit pasi shumë zyrtarë vendosin që të mbajnë nëpër vende turistike trajnimet dhe punëtoritë e tjera.

Latifi kritikon këtë praktikë dhe thotë se atë në Kosovë e sollën burokratët e UNMIK-ut.

“Kur pas luftës në Kosovë u vendos UNMIK, burokratët e tij e gjetën veten në një vend të shkatërruar tërësisht. Këta burokratë, me të përfunduar java e punës, merrnin valixhet dhe vikendet i kalonin në vendet e rajonit, kryesisht nëpër hotelet e Maqedonisë, Greqisë, Serbisë, Malit të Zi, e ndonjëherë edhe në ato të Shqipërisë. Pastaj, po të njëjtit, e shpikën një praktikë tjetër: një pjesë të punëve të tyre i zhvendosnin në këto vende, të tilla si punëtoritë e trajnimet e ndryshme të stafeve vendore, tryezat e konferencat e ndryshme”, shkruan Latifi.

Tutje ai shton se burokratët vendorë “ranë në dashuri” me këtë praktikë dhe shton se Kosova ka humbur shuma të mëdha parash.

“Kështu lindi turizmi i burokratëve ndërkombëtarë, të cilët punën që duhej ta kryenin në Kosovë e zhvendosnin në komoditetin e hoteleve të rajonit. Burokratët vendorë ranë menjëherë në dashuri me këtë lloj turizmi dhe e vazhduan atë edhe pas largimit të UNMIK-ut. Ndër vite Kosova ka humbur, mbase, miliona euro në këtë praktikë të shëmtuar korruptive, ndërsa rezultatet e saj pozitive vështirë se mund të shihen diku. Sigurisht edhe në këtë rast ne jemi sui generis, sepse veç ndër shqiptarë mund të gjesh praktika të tilla ku institucionet zëvendesohen nga hotelet. Kjo mbase është edhe arsyeja pse na janë ngatërruar gjërat dhe luksin e hoteleve e kërkojmë edhe në institucione”, përfundoi ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?