Ky është trajneri i notit që u copëtua nga peshkaqeni në Australi

Është identifikuar viktima e sulmit të peshkaqenit që ndodhi dje në plazhin e Sydney të Australisë. Mediat australiane kanë bërë të ditur se viktima quhet Simon Nellist, 35-vjeçar, që ishte edhe trajner i notimit dhe që vinte nga Mbretëria e Bashkuar. Nga shoqëria e tij, ai u vlerësua si instruktori ‘që e donte oqeanin’. Shoqja […]
Nga shoqëria e tij, ai u vlerësua si instruktori ‘që e donte oqeanin’.
Shoqja e tij, Della Ross për një televizon Australian u shpreh: çdo gjë që lidhej me oqeanin, lidhej edhe me Simonin. Lajmi për vdekjen e tij na tronditi si goditja e një kamioni sepse ai ishte një nga njerëzit që e bënte këtë botë më të shndritshme”.
Nga nxënësit e tij, instruktori Nellist cilësohej si person i qetë, i durueshëm dhe që u thoshte nxënësve të tij ta respektojnë oqeanin. Ai ishte duke u ushtruar për një garë që pritej të zhvillohej të dielen, por pas rastit tragjik, gara u analua.
Raportohet se ai ishte i fejuar dhe pritej që së shpejti të martohej më të dashurën e tij, Jenny Ho.
Sulmet vdekjeprurëse nga peshkqenët janë mjaftë të ralla në brigjet e Sydney, me rastin e fundit të ngjashëm që ka ndodhur në vitin 1963./Periskopi/













