Kusari-Lila flet për martesën e vëllait: Kush jemi ne me gjyku të drejtën e dashurinë? Jemi lënduar si familje

Shefja e grupit parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari Lila ka folur gjerë e gjatë për rastin e vëllait të saj që publikisht u raportua se ai ishte martuar me një person të gjinisë së njejtë, transmeton Periskopi. ‘’Nëse kanë mendu që në atë mënyrë munden me më tëheq prej pozicionit në gabim, me të hesht, […]
Shefja e grupit parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari Lila ka folur gjerë e gjatë për rastin e vëllait të saj që publikisht u raportua se ai ishte martuar me një person të gjinisë së njejtë, transmeton Periskopi.
‘’Nëse kanë mendu që në atë mënyrë munden me më tëheq prej pozicionit në gabim, me të hesht, e kanë gabim. Këtu flasim për të drejtë elementare njerëzore dhe dashuri. Kush jemi na me e gjyku me atë brutalitet.’’, tha ajo në KTV.
‘’Keq janë ndi familjarët. Vëllai është ndje keq. Ai është shumë i lidhur me Kosovë e familjen. Ka studio, magjistru dhe gjitha i ka mbërri vet, pa ndihën e askujt. Ka ardhë 2-3 herë në vit në Kosovë dhe mbesim të lidhur. Neve si familje na kanë lëndu.’’/PERISKOPI/












