Kurti takohet me ish-presidentin kroat, Mesiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur ish-presidentin kroat, Stipe Mesiq, i cili sot ka qëndruar në Kosovë për vizitë bashkë me ish-presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi. “Është nder dhe kënaqësi, duke pasë parasysh se njihemi ngaherë dhe përvoja juaj e trashëgimia është shumë e vlefshme edhe aktualisht”, tha Kurti në takim. Mesiq sot u […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur ish-presidentin kroat, Stipe Mesiq, i cili sot ka qëndruar në Kosovë për vizitë bashkë me ish-presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi.
“Është nder dhe kënaqësi, duke pasë parasysh se njihemi ngaherë dhe përvoja juaj e trashëgimia është shumë e vlefshme edhe aktualisht”, tha Kurti në takim.
Mesiq sot u prit edhe nga kryeparlamentari Glauk Konjufca në Kuvend dhe më pas nga presidentja Vjosa Osmani.












