Kurti po pret ftesë nga BE-ja që takohet me Vuçiqin: Ne jemi të gatshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur gatishmëri për ta takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, veçse po pret që ta thërrasin nga Bashkimi Evropian. Kurti në konferencë për media, ka thënë se po pret ftesë nga përfaqësuesi i lartë të BE-së për Polikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, që të takohet […]
Kurti në konferencë për media, ka thënë se po pret ftesë nga përfaqësuesi i lartë të BE-së për Polikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, që të takohet me Vuçiqin.
“Kur zyra e përfaqësuesit më të lartë të BE-së, Josep Borell të na thërras në takim, ne jemi të gatshëm që të marrim pjesë në bisedime atje. Dialogun parimor ku barazia e palëve fakt i padiskutueshëm. Ne dialogun e duam dialog për marrëveshje, jo dialog për dialog”, ka thënë Kurti, shkruan Periskopi.
“Ky dialog në qendër të përmbajë njohjen reciproke”, shtoi ai./Periskopi/












