Kurti për rrymën: Në fund, vendimi i takon ZRRE-së

Kryeministri i Kosovës ka folur për komentet e dërguar në ZRRE për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Kurti ka përsëritur qëndrimet e tij për rrymën dhe ka thënë se vendimi në fund i takon ZRRE-së për tarifat e reja. “Secili propozim ka trajtuar dimensione të ndryshme por ka qëllimin e njëjtë, formimi e tarifave sa më […]
Kryeministri i Kosovës ka folur për komentet e dërguar në ZRRE për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Kurti ka përsëritur qëndrimet e tij për rrymën dhe ka thënë se vendimi në fund i takon ZRRE-së për tarifat e reja.
“Secili propozim ka trajtuar dimensione të ndryshme por ka qëllimin e njëjtë, formimi e tarifave sa më të favorshme për qytetarët por vendimi në fund i takon ZRRE-së“
“Në mënyrë që të mos ketë reduktime duhet të ketë subvencionim nga shteti ose shtrenjtim të rrymës ose kombinim i këtyre të dyja”
“Sa më shumë komente do t’i kontribuojnë vendimit përfundimtar të ZRRE-së”, ka thënë Kurti, transmeton Periskopi.












