Kurti në 2018: T’ia rrisësh pagën vetës, është hajni

Kurti në 2018: T’ia rrisësh pagën vetës, është hajni

Kryeministri Albin Kurti, dikur në opozitë – kritikonte kryeministrin e atëhershëm, Ramush Haradinaj, për rritjen e pagës për postin e kryeministrit. Madje, Kurti nuk hezitonte ta quante “hajni” faktin nëse një kryeministër ia rritë pagën vetës. Mirëpo, vetëm pak ditë pasi Albin Kurti ishte bërë Kryeministër e kishte shfuqizuar vendimin e paraardhësit të tij. Në […]

Kryeministri Albin Kurti, dikur në opozitë – kritikonte kryeministrin e atëhershëm, Ramush Haradinaj, për rritjen e pagës për postin e kryeministrit.

Madje, Kurti nuk hezitonte ta quante “hajni” faktin nëse një kryeministër ia rritë pagën vetës.

Mirëpo, vetëm pak ditë pasi Albin Kurti ishte bërë Kryeministër e kishte shfuqizuar vendimin e paraardhësit të tij. Në këtë mënyrë Kurti po e ulte pagën e tij nga nga 2,950 në 1,500 euro.

Por, këtë pagë, ai do ta përfitojë vetëm edhe për pak kohë. Kryeministrit Kurti do t’i shtohen të ardhurat nga paga, sepse kështu është paraparë në Ligjin për Pagat, i cili është hartuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me dikasteret tjerë qeveritarë.

Gazeta Blic ka publikuar një kopje të këtij projektligji, i cili së shpejti pritet të miratohet nga Qeveria e Kosovës, që drejtohet nga Kurti.

Sipas këtij projektligji, Kryeministri i Kosovës do të ketë koeficientin e pagës 19. Vlera e një koeficienti ende nuk është saktësuar në projektligj, mësohet se ajo do të jetë 120. Pra, nëse shumëzohet koeficienti i pagës, 19, me vlerën monetare të tij, 120 euro, atëherë paga bazë e Kryeministrit Kurti do të jetë 2,280 euro, pa përfshirë këtu shtesat tjera. Paga e tij do të rritet për 780 euro.

Vlerë të njëjtë të pagës pritet ta kenë edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kreu i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Presidenti i Kosovës do të qëndrojë më lartë për një koeficient, pra me pagën në vlerën 2,400 Euro.

Projektligji i pagave ka filluar të ngjallë reagime të shumta përmes të cilave ka filluar kundërshtohet përmbajtja e tij.

Në mes të muajit janar, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Ligji për Paga do të procedohet për miratim në Qeveri në muajin mars të këtij viti.

Projektligji  ri i pagave po kundërshtohet fuqishëm nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe ajo e Policisë së Kosovës.

Ishte ish- kryeministri Haradinaj ai i cili më 2017 i kishte dyfishuar pagën vetes si dhe kabinetit të tij.

Deri atë kohë paga e Kryeministrit ishte rreth 1500 euro, për t’u rritur në 2950 euro.

Sipas atij vendimi, paga e zëvendëskryeministrit ishte 2500 euro ndërsa e ministrave 2000 euro.

Ky vendim kishte nxitur reagime të shumta, duke e kritikuar ashpër Haradinajn për rritje të pagës për veten dhe ministrat e tij.

Gjatë qeverisjes së tij, Haradinaj e kishte nxjerrë edhe Ligjin për Paga, i cili më pas u rrëzua nga ana e Gjykatës Kushtetuese, ku sipas këtij ligji parashihej edhe nivelizimi i pagave.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?