Kurti ia kthen Lajçakut për Asociacionin: Nuk tutemi, por jemi serioz

Kryeministri Kurti, i është përgjigjur Lajçakut i cili i bëri thirrje Kosovës që ‘të mos frikësohet në dialog’. Lajçak vec tjerash tha se Asociacioni duhet të bëhet, por se duhet të gjindet një modalitet për bërjen e tij. Ndërkohë Kurti deklartoi sot para mediave, si më poshtë, transkripton Periskopi: Kosova nuk frikësohet por Kosova me […]
Kryeministri Kurti, i është përgjigjur Lajçakut i cili i bëri thirrje Kosovës që ‘të mos frikësohet në dialog’. Lajçak vec tjerash tha se Asociacioni duhet të bëhet, por se duhet të gjindet një modalitet për bërjen e tij.
Ndërkohë Kurti deklartoi sot para mediave, si më poshtë, transkripton Periskopi:
Kosova nuk frikësohet por Kosova me qeverinë e përgjegjshme është e kujdesshme.
Ne iu shërbejmë qytetarëve të Republikës dhe mbrojmë interesat e shtetit tonë.
Interes i shtetit të pavarur të Kosovës, është integriteti territorial, është funksionaliteti shtetëror, kushtetueshmëria dhe ligjshmëria.
Ne kemi dhënë propozimet tona në takimet që kemi pasur në Bruksel dhe jemi konstruktiv në dialog.
Parimi i reciprocitetit është parim i shëndoshë i marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Marrëveshja duhet të arrihet, kur bisedojmë bisedojmë për marrëveshje, jemi konstruktiv, jemi serioz, e vëmë theksin te ajo që po pajtohen gjithnjë e më shumë që të gjithë faktorët ndërkombëtarë, e që e ka thënë në mënyrë shumë të qartë presidenti Biden, që marrëveshja duhet ta ketë në qendër njohjen.
Nuk janë biseduar modele të tilla (për Asociacionin v.j) Të drejtat e pakicave në Kosovë janë të respektuara me nivelin më të lartë të standardeve evropiane”./Periskopi












