“Kur do të përfundojë?”, ukrainasit pranë vijës së frontit po jetojnë në kushte të tmerrshme

Ukrainasit e fshatit Trudovskih pranë vijës së frontit në Donetsk po jetojnë në kushte të tmerrshme, pasi humbën shtëpitë e tyre nga bombardimet e rebelëve të mbështetur nga Moska. Gjendja e tyre rëndohet edhe më shumë në dimër, kur i ftohti bëhet i padurueshëm. “Kur do të përfundojë? Askush nuk e di sa gjatë ne […]
Gjendja e tyre rëndohet edhe më shumë në dimër, kur i ftohti bëhet i padurueshëm.
“Kur do të përfundojë? Askush nuk e di sa gjatë ne do të qëndrojmë këtu,” deklaroi Lyudmila, një banore e strehimores.
E dikush mendon se paqja me Rusinë është e pamundur dhe se dhuna është e vetmja zgjidhje.
“Lërini ta dinë se si është të flesh nëpër bodrume. Le ta dinë se si është kur fëmijët nuk mund të shkojnë në shkollë, duke u fshehur në strehimoret e bombave, derisa predhat fluturojnë mi kokat e tyre.
Shumë nga ta nuk mund të kenë as përfitime sociale, sepse humbën dokumentet nga zjarri i shtëpive, ndërsa disa mbijetuan vetëm falë ndihmës vullnetare dhe Kryqit të Kuq.
Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë të Ukrainës në vitin 2014, zemrën industriale në lindje të Ukrainës, duke shkaktuar një konflikt që vrau mbi 14,000 njerëz.
Rebelët e armatosur në rajonin lindor, kryesisht rusishtfolës, pushtuan ndërtesat qeveritare dhe shpallën “republikat e popullit” në rajonet Donetsk dhe Luhansk, derisa ushtria ukrainase dhe batalionet vullnetare u zhvendosën për të shuar trazirat.












