“Ku janë Tomahovkat”: Plani amerikan për Rusinë që mund ta zgjidhë zallamahinë rreth Ukrainës

“Ku janë Tomahovkat”: Plani amerikan për Rusinë që mund ta zgjidhë zallamahinë rreth Ukrainës

Përdorimi i fjalës ‘luftë’ është shpeshtuar së fundmi me rritjen e tensioneve në Ukrainë. Por, agjencia e lajmeve Bloomberg, duke u thirrur në burime brenda Shtëpisë së Bardhë, thotë se ‘në prapaskenë po zhvillohen bisedime lidhur mes Uashingtonit dhe Kremlinit lidhur me raketat e stacionuara nëpër bazat në Evropë’. Sipas Bloomberg, Shtëpia e Bardhë ka […]

Përdorimi i fjalës ‘luftë’ është shpeshtuar së fundmi me rritjen e tensioneve në Ukrainë.

Por, agjencia e lajmeve Bloomberg, duke u thirrur në burime brenda Shtëpisë së Bardhë, thotë se ‘në prapaskenë po zhvillohen bisedime lidhur mes Uashingtonit dhe Kremlinit lidhur me raketat e stacionuara nëpër bazat në Evropë’.

Sipas Bloomberg, Shtëpia e Bardhë ka informuar Kremlinin që është e gatshme ta lejojë Rusinë që të kontrollojë (të sigurohet v.j) se nuk ka raketa ‘Tomahovka’ të stacionuara në bazat e NATO-së në Rumani dhe Poloni, por me kushtin që edhe Moska do të pranonte të ndante informacionet e ngjashme me Uashingtonin se nuk ka ‘raketa me tyta të kthyera kah këto shtete nga ana e Rusisë’.

Sipas Bloomberg, propozimi i ShBA-së vjen pas rritjes së shqetësimeve nga ana e Moskës se këto baza mund të përdoren duke pasur cak Rusinë.

Burimet i kanë thënë agjencisë se Shtetet e Bashkuara do të flasin me aleatët, në veçanti Poloninë dhe Rumaninë, në mënyrë

Propozimi pasqyron përpjekjet e SHBA-së për të arritur një marrëveshje me Rusinë në një përpjekje për të zbutur tensionet rreth Ukrainës, pasi Moska ka grumbulluar trupa në kufirin me Ukrainën, dhe SHBA dhe NATO paralajmërojnë se një pushtim mund të ndodhë së shpejti nëse nuk ka rezultat diplomatik.

Në anën tjetër, e përditshme spanjolle ‘Pais’ një dokument katër faqësh që pretendon se është ‘përgjigja sekrete’ e NATO-së dhe ShBA-së lidhur me propozimet ruse për garancitë sa i përket çështjeve të sigurisë.

Sipas dokumentit, Shtetet e Bashkuara janë gati të flasin me Rusinë për ‘obligimet e dyanshme që do të limitonin zhvillimin e ofensivave ajrore dhe hyrjen në Ukrainë”. Këtë rresht, e ka cituar edhe Sputnik urus.

Poashtu, thuhet se SHBA është e gatshme ta konsiderojë edhe nënshkrimin e një dokument me Rusinë për çështje ‘të interesit të përbashkët sa i përket sigurisë’. /Periskopi/

 

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?