Kthehet frika për luftë: Sulmohet faqja e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka pësuar një sulm kibernetik që solli jashtë funksionit uebsajtin e saj. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Mbrojtes së Ukrainës në një postim në ‘Twitter’ që tha së ajo është ‘viktimë e një sulmi të fuqishëm kibernetik (DDoS) dhe se ajo po punon që t’i kthehet normalitetit. Sulmi […]
Lajmin e bëri të ditur Ministria e Mbrojtes së Ukrainës në një postim në ‘Twitter’ që tha së ajo është ‘viktimë e një sulmi të fuqishëm kibernetik (DDoS) dhe se ajo po punon që t’i kthehet normalitetit.
Sulmi vie në kohën kur Rusia ka vendosur numër të madh të ushtarëve pranë kufirit me Ukrainën, derisa Moska së fundmi ka njoftuar se ajo po bënë tërheqjen e trupave nga kufiri pas kompletimit të ushtrimeve ushtarake. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë theksuar se sulmi është ende i mundur.
Kjo mund të ketë për qëllim pengimin e operacioneve ushtarake ose është përpjekje për destabilizimin e vendit, shkruan Independet, përcjell Periskopi.












