Kthehet Elezi, i mëshon Lumezit: Flet për inçizime, rrjedhje informatash dhe rrogën 2000 euro edhe pas mandatit

Kthehet Elezi, i mëshon Lumezit: Flet për inçizime, rrjedhje informatash dhe rrogën 2000 euro edhe pas mandatit

Ish-prokurori i Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj ka reaguar pas deklaratave të Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezit, pasi ky i fundit deklaroi se “përkundër të gjitha sfidave, kam pasur privilegjin që të ushtroj funksionin e Kryeprokurorit të Shtetit ekskluzivisht i udhëhequr vetëm nga interesat e sistemit prokurorial dhe nga zbatimi i kompetencave kushtetuese dhe ligjore”. Elezaj […]

Elezaj është rikthyer sërish me një shkrim në Facebook ku ka akuzuar Lumezin për ‘incizime, rrjedhje informatash dhe rrogën 2000 euro pas mandatit’, përcjell Periskopi.

“E more Kryeprokuror…., po harron se ka dëshmi të mjaftueshme të cilat tregojnë saktë, mënyrën si ke ardh, si dhe çfarë ke punuar më të vërtetë gjatë mandatit tuaj! Rrjedhja e informacioneve nga takimet të cilat i keni pasur me bashkëpuntorët tuaj të ngushtë dhe të besueshëm e deri tek inçizimet, e dëshmojnë saktë nga cilat interesa jeni udhëhequr! Për këtë nuk jam i befasur, se ju jeni mësuar t’ja lëshoni njëri tjetrit! Pra, është produkt tipik i mentalitetit të cilin ju e keni krijuar, andaj mos u befaso se disa i ki edhe kandidat për Kryeprokuror! Ndërsa sa i përket privilegjit në ushtrimin e detyrës se Kryeprokurorit ju kuptoj plotësishtë, por të lutëm mos e harro edhe dostin tuaj (policin e krimeve ekonomike) sepse edhe ai ka pas hise në atë privilegj! Është për keqardhje që edhe pas përfundimit të mandatit tuaj, ju do të vazhdoni të merrni më shumë se 2000 € ( dymijë Euro) apo 70% të pagës suaj, nga buxheti i qytetarëve të cilët fare pak të besojnë!” ka shkruar Elez Blakaj.

Kujtojmë se Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e parë të mbajtur për vitin 2022, kishte marrë vendim që të shpallë konkurs për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Kjo pasi Aleksandër Lumezit, i cili aktualisht ushtron këtë pozitë, i përfundon mandati më 21 prill 2022.

Konkursi për këtë pozitë ka qenë i hapur 15 ditë pas shpalljes së tij, duke filluar nga data 17 janar./Periskopi.com/

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?