Kriza në Ukrainë: Biden dhe Johnson thonë se ende shpresojnë për marrëveshje diplomatike

Udhëheqësit e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kanë thënë se nuk ka humbur çdo shpresë për një zgjidhje diplomatike të krizës në Ukrainë, megjithatë paralajmëruan se situata mbetet e brishtë. Në një telefonatë 40-minutëshe, Joe Biden dhe Boris Johnson ranë dakord që një marrëveshje ishte ende e mundur pavarësisht një kori paralajmërimesh për një veprim […]
Në një telefonatë 40-minutëshe, Joe Biden dhe Boris Johnson ranë dakord që një marrëveshje ishte ende e mundur pavarësisht një kori paralajmërimesh për një veprim të afërt ushtarak rus, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Rusia gjithmonë ka mohuar planet për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht se ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa në kufi.
Të hënën, ministri i jashtëm i saj tha se diplomacia ishte “shumë të shteruar”.
Si pjesë e përpjekjeve diplomatike për të shmangur një pushtim të mundshëm, kancelari gjerman Olaf Scholz pritet të takohet me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin në ditën e sotme.
Scholz u takua me presidentin ukrainas në Kiev të hënën, duke thënë se nuk kishte “asnjë justifikim të arsyeshëm” për ngritjen e ushtrisë ruse.
Shumë shtete u kanë kërkuar qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina në kohën kur SHBA-ja ka thënë se bombardimet ajrore mund të fillojnë “në çdo kohë”.
Në bisedën telefonike me presidentin Biden, Johnson ka bërë të ditur se Mbretëria e Bashkuar ishte e përgatitur të bënte gjithçka që mundej për të ndihmuar, gjë që Biden e mirëpriti duke iu përgjigjur: “Ne nuk do të shkojmë askund pa ty mik.”
Johnson pritet të mbajë një takim me Cobra-n të martën për të diskutuar përgjigjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj presioneve.
Biden-Johnson bisedojnë në telefon, paralajmërojnë pasoja të rënda për Rusinë nëse pushton Ukrainën












