Kosovës i kërkohet të gjejë zgjidhje për Asociacionin

Kosovës i kërkohet të gjejë zgjidhje për Asociacionin

Institucioneve në Kosovë po iu kërkohet të gjejnë zgjidhje për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Mesazhet e dy emisarëve, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, se askush nuk është i interesuar të krijojë një “Republikë Serbe” në Kosovë po shihen si mundësi për të dhënë alternativa për formimin e Asociacionit pa kompetenca ekzekutive. […]

Mesazhet e dy emisarëve, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, se askush nuk është i interesuar të krijojë një “Republikë Serbe” në Kosovë po shihen si mundësi për të dhënë alternativa për formimin e Asociacionit pa kompetenca ekzekutive.

Megjithatë, sipas njohësve të procesit të dialogut, kjo duhet të bëhet pasi të ketë një unifikim të të gjithë spektrit politik që pozicioni i Kosovës të jetë i qartë në Bruksel.

Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë se pas vizitës së përfaqësuesit të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe emisarit të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak qeveria duhet të jetë më e qartë në temën e Asociacionit.

Sipas tij, ekzekutivi ose duhet të japë propozimet për Asociacionin dhe ta mënjanojë këtë temë për marrëveshjen finale, ose ta rrëzojë tërësisht në Kuvend.

“Kjo është çështje e komplikuar marrë parasysh se është votuar nga Kuvendi, ashtu është nënshkruar në Bruksel dhe statuti i saj është ende i paqartë. Në këtë drejtim Kosova duhet të shkojë në dialog me opsione alternative për të gjetur zgjidhje të mënjanojë këtë temë dhe ta lë në fund nëse vjen njohja reciproke si pjesë finale e marrëveshjes. Të shkohet hap pas hapi me marrëveshje që lehtësojnë marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe krijojnë rezultate të prekshme në teren. Por në këtë moment duhet të krijohet një lloj platforme dhe opsioni se si Kosova e sheh këtë zgjidhje. Pasi vetëm refuzimi apriori nuk po mjafton për BE-në, duhet t’i jepet një zgjidhje përfundimtare kësaj marrëveshjeje, të refuzohet ose të gjendet një modalitet tjetër. Por për këtë duhet konsultime shtesë me partitë parlamentare dhe tw krijohet një unitet dhe konsensus që pozicioni i Kosovës kur të negociohet në Bruksel të jetë i qartë dhe kristalizuar”, thotë Fetahu për KosovaPress.

Propozime të reja për Asociacionin pret njohësi i procesit të dialogut, Gazmir Raci, por shton se nuk duhet të lëvizet nga marrëveshja e vitit 2013 dhe nga vendimi i Kushtetueses për parimet e Asociacionit.

“Të gjitha modelet (e Asociacionit) duhet të diskutohen në takimet trepalëshe në Bruksel. Aty palët mund të ofrojnë zgjidhje dhe opsione. Por kryesorja është marrëveshja e vitit 2013 nga e cila ne nuk mund të lëvizim dhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për parimet e Asociacionit të vitit 2015. Këto mund të jenë orientimet kryesore dhe brenda tyre delegacionet varësisht prej përgatitjes profesionale mund të ofrojnë zgjidhje dhe të mbrojnë qëndrimet e palëve në takime”.

Ndërkohë, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, kërkon proaktivitet dhe zgjuarsi nga qeveria për të dalë nga ngërçi i Asociacionit.

“Duhet të tregohemi më të zgjuar dhe proaktiv që të ndryshojmë narracionin dhe të mos jemi pala që nuk po dëshirojmë të arrijmë një marrëveshje… Duhet të definojmë se cili është ai kompromisi ynë dhe çka arrijmë në këmbim të atij kompromisi. Kjo duhet të jetë çështja dhe jo të jemi këmbëngulës dhe kokëfortë që mos të lëvizim tutje. (Përmes) status-quo-sw po vërehet se Kosova është e izoluar dhe dihet kush do të del fituesi në fund”.

Në fillim të kësaj jave qëndruan në Kosovë përfaqësuesi i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak. Të njëjtit thanë se asnjë zgjidhje nuk do t’i imponohet Kosovës që cenon integritetin territorial, kushtetutshmërinë dhe sovranitetit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?